Artan Shqau

26 Tetor, 2019

Vendim Nr. 28, datë 11.09.2019- Këshilli i Qarkut Elbasan

[…]
26 Tetor, 2019

Programi i plotë i Transparencës- Këshilli i Qarkut Elbasan

[…]
26 Tetor, 2019

Urdhër per zbatimin e Programit të Transparencës në Këshillin e Qarkut

[…]
26 Tetor, 2019

Urdhër datë 19.05.2016 per caktimin e Koordinatorit per Informimin

[…]
24 Tetor, 2019

Festivali Folklorik “Liqejtë e Dumrese” 27-28 Shtator 2019

[…]
20 Tetor, 2019

Elbasani Historiku i Qytetit

[…]
20 Tetor, 2019

Te dhëna mbi institucionet kulturore

[…]
20 Tetor, 2019

Elbasani. Tregues social ekonomik të Qarkut.

[…]
20 Tetor, 2019

Qarku i Elbasanit – Shtrirja gjeografike

[…]
23 Korrik, 2019
BRIKEN CALJA MERR TITULLIN “NDERI I QARKUT ELBASAN” Ditën e Premte, në date 12 Korrik 2019, ora 1800, pranë kompleksit “Real Skampis” u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut Elbasan”, zotit Briken Calja. Në këtë ceremoni morën pjesë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, zoti Taulant Balla, znj.Evis Kushi, z.Anastas Angjeli, z.Lorenc Spaho, Kryetarët e Bashkive Elbasan z.Qazim Sejdini, Kryetari Bashkisë Cerrik z.Altin Tosku, Drejtues të Drejtorisë së Sporteve në Ministrisë Arsimit dhe Sportit, Përfaqësuesja Prefektures së Qarkut Elbasan znj.Eva Bica, Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar z.Viron Bezhani, Drejtues të Federatës së Peshëngritjes, personalitete të sportit, familjarë dhe miq të Briken Caljes. Më poshtë po japim fjalën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan zotit Bukurosh Stafa në këtë ceremoni: I nderuar Zoti Kryetar i Bashkisë Elbasan dhe Cerrik I nderuar zoti Balla Të nderuar deputetë I nderuar zoti President i Komitetit Olimpik Shqiptar I nderuar zoti President i Federatës së Peshëngritjes I nderuar zoti Calja Te nderuar miq Të nderuar familjarë të Familjes se Brikenit, dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni. Jemi mbledhur sot në për të vlerësuar një figurë që, me punën dhe veprën e tij, nderon qarkun tonë. Briken Çalja lindi ne vitin 09.02.1990, në fshatin Shtërmen te Elbasanit ku dhe u angazhua me Ekipin e Peshengritjes se ketij klubi. Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi” dhe aktualisht vazhdon Masterin Shkencor në Degen e Rekreacionit. Aktivitetet më të rendesishme elitare të ketij sportisti janë: Viti 2005 -Vendi i Gjashtë në Kampionatin Europian Sofje- Bullgari. Viti 2006- Medalje bronxi në Kampionatin Europian Landskrona Suedi. Viti 2006 pjesëmarrës në kampionatin botëror Santa-Domingo Republika Domenikane. Viti 2008- Fituesi i anketës “Sportisti më i mirë në Shqipëri” dhe medalist në Kampionatin Botëror të të rinjve Kali - Kolumbi. Po në këtë vit tre medalje bronxi ne Kampionatin Europian të të rinjve Durrës-Shqipëri. Viti 2009- Vendi i pestë në Kampionatin Botëror. Po në vitin 2009 medalje argjendi në lojrat mesdhetare Peskara-Itali. Viti 2010-Medalje bronxi Kampionati Boteror i të rinjve Sofje-Bullgari. Viti 2010-Kampionati Europian i të rinjve me tre medalje të arta në Limasol të Qipros.Po në këtë vit pjesëmarrës në Kampionatin Botëror për të rritur në Antalia- Turqi. Viti 2011- Medalje bronxi në Kampionatin Europian të Bukureshtit Rumani. Po në vitin 2010 pjesëmarrës në Kampionatin Botëror Paris-Francë, kualifikues për lojrat olimpike Londër 2012. Po në këtë vit kampionati Europian Antalia Turqi vendi i katërt. Por vitin 2012 - Pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Londër 2012, duke arritur rezultatin më lartë nga gjithë delegacioni shqiptar në të gjitha llojet e sporteve. Viti 2013- Kampionati Europian i Peshëngritjes në Tiranë, medalje Bronxi. Viti 2015 - Fiton titullin Sportisti më i mirë i Shqipërisë dhe merr pjesë në Kampionatin Botëror të të rriturve në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amërikës. Viti 2016 - Kampionati Europian në Norvegji-Medalje bronxi. Po në vitin 2016 merr pjesë në Lojrat Olimpike si i vetmi peshëngritës shqiptar dhe arrin vendin e pestë , duke qenë dhe vendi më i suksesshëm i sporteve shqiptare në Olimpiadat Botërore. Viti 2017- Kampionati Europian Split-Kroaci-Medalje bronxi. Po në vitin 2017 pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të peshëngritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i katërt. Viti 2018 - Kampionati Europian i Peshëngritjes Bukuresht-Rumani, tre medale ari dhe kampion Europe. Hera e parë në historinë e peshëngritjes shqiptare që një sportist shpallet kampion Europe me tre medalje të arta. Viti 2019 - Kampionati Europian i Peshëngrtijes Batum-Gjeogji, një medalje ari dhe dy medalje argjendi. Pikërisht për arritjen e ketyre rezultateve të larta si dhe për këtë kontribut të shquar, me vendim Nr.51, datë 17.04.2019, të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Elbasan, i jepet titulli: “NDERI I QARKUT ELBASAN” zotit Briken Calja Me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhënë në fushën e sportit të peshëngritjes në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, për rezultate të larta e cilësore, përfaqesues i denje i qarkut Elbasan”. Faleminderit

Ceremonia e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut Elbasan”, zotit Briken Calja

[…]
4 Qershor, 2019

Organizohet ceremonia e zhvendosjes së eshtrave të Dëshmorit të Atdheut z. Mehmet Sali Alcani

[…]