SHËRBIMI I QENDRËS SË TRAJTIMIT TË FËMIJËVE ME AUTIZËM ELBASAN

Shërbimi i Qendrës së Trajtimit të Fëmijëve me Autizëm, Elbasan funksionon dhe mbështetet financiarisht prej 8 vitesh nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise tashmë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Këshilli i Qarkut Elbasan.

Shërbimi i Qendres Autike, për fëmijë me aftësi të kufizuar (CSA) ofron një shërbim ndihme, përkrahje dhe në raport me shërbimet e përshtatshme për të ndihmuar procesin e integrimit social. Madje dhe te zhvilloje nje funksion Psiko – edukativ mbi cdo fëmije në vecanti.

Qëndra e Autizmit ka synim të ofrojë shërbime të:

Terapi zhvillimi me programin ABA per fëmijët me autizem

Terapi individuale dhe ne grup

Keshillime individuale me prindërit për ti ardhur sa më shumë në ndihmë

Shërbimin e logopedisë

Shërbimin e fizioterapisë

Shërbimin e psikologëve vullnetarë për të shoqëruar fëmijët nëpër çerdhe, kopështe apo dhe shkolla

Qendra ofron terapi zhvillimi individuale me programin ABA, terapi ne grup, shërbim logopedik dhe fizioterapi, keshillim individual për prinderit e femijeve dhe koordinon punën midis edukatoreve, prindërve, vullnetarëve në bazë të planeve individuale të programuara për cdo femijë.

Stafi i qendrës perbehet nga 12 psikologe qe zhvillojne 1 ore terapi cdo dite per femijet, 2 logopediste, 1 fizioterapist, 2 punonjes social. Prindërve u është dhënë informacioni për procedurat që duhet të ndjekin per fitimin e kujdestarise dhe kempit si dhe është ngritur sistemi i referimit, ku konsisiton ne bashkëpunimi me mjekët pediatër dhe neuropediatër. Gjithashtu bashkëpunimi me DAR është i ngushte per pranimin e femijeve ne kopshte dhe gjithëperfshirjen e tyre në procesin mësimor. Bashkëpunim kemi dhe me Universitetin “A.Xhuvani” për studentet e degës se psikologjise të cilet janë vullnetar pranë qendrës tonë.

Gjatë keshillimeve individuale ne njihemi me nga afër me veshtiresite që perballojnë prinderit cdo ditë. Shumica e familjareve e përfitojnë falas terapinë në qender bazuar në dokumentat e papunesisë. Kemi berë te mundur që familjeve që vinë cdo ditë nga Qarku i Elbasanit apo dhe bashkitë afër qe t’i rimbursohen dhe lekët e transportit.

Momentalisht në qendër marrin sherbimet e ofruara 73 femijë të grupmoshes 2-11 vjec, nga qarku i Elbasanit.