FLORA DHE FAUNA

Flora dhe fauna në Qarkun e Elbasanit karakterizohet nga një shumëllojshmëri. Keshtu flora dallohet per kultivimin e shume bimeve mjekesore dhe etero-vajore si: rozmarine, trendafili i eger, dellenje, shtogu, sherebel, brumez, levanto, frasher, gjineshtra, luleshtrydhe, fieri grurit, rigoni etj.

Nga pyjet, te cilet zene nje siperfaqe te konsiderueshme permendim pyjet e ulta dhe shkurret. Rriten bima e marese, pisha, dushku, gjineshtra, lisi (i cili kushtezohet nga lartesia). Dellenja e kuqe e cila eshte rralluar per shkak te grumbullimit pa kriter.

Fauna

Ne gjithe territorin rriten kafshe te buta dhe te egra. Nga kafshet e buta permendim rritjen dhe mbareshtimin e gjedheve, dheneve, derrave, kuajve, shpendeve. Teper e zhvilluar eshte edhe rritja e bleteve, e perhapur ne zona te veçanta. Nga kafshet e egra rriten dhelpra, ujku, kunadhja, ariu, derri, macja e eger, vjerdulla, nuselala, baldosa, ketri, thellenxa, kaprolli.

Pasurite ujore (lumenjte, liqenet, rezervuaret, ujerat nentokesore, ujerat minerale).

Qarku i Elbasanit pershkohet nga dy lumenj kryesore, Shkumbini dhe Devolli. Lumi i Shkumbinit i cili buron ne juglindje te Shqiperise dhe shkon drejt perendimit, lag tre rrethe te qarkut Elbasan, (Elbasan, Librazhd dhe Peqin). Pellgu hidrografik i Shkumbinit perkon me basenin ujembajtes te Shkumbinit me nje zone 2.511 km2. Gjate rruges ky lum furnizohet nga dege me pak te rendesishme si: Gostima, Rrapuni, Zaranika etj. Lumi Devoll i cili pershkon rrethin e Gramshit furnizohet nga perrenj te vegjel si: perroi i Holtes etj.

Liqenet qe takohen ne qarkun e Elbasanit jane te shumte. Ato me kryesore jane 82 liqenet karstike te Dumrese dhe nje numer i madh burimesh me dalje siperfaqesore dhe ujembledhes ujites. Numri i rezervuareve te ndertuar nga shteti eshte 46. Ata sot jane efektive, por kane nevoje per nderhyrje. Disa prej tyre jane: rezervuari i Treganit, i Funarit, ne rrethin Elbasan rezervuari i Kullollasit (Prrenjas), i Gjocaj(Peqin) etj. Rezervuaret dhe liqenet jane te perhapur ne te gjithe qarkun dhe volumi i tyre eshte afersisht 37 408 000m3 uje. Aftesia ujitese eshte 11 983 ha. Kanalet ujitese te pare jane 557 km dhe te dyte 1310 km. Nder to kryesore jane: kanali Naum Panxhi, i Suloves, i Ferrasit, i Valamares, i Dragostunjes, etj.

Qarku i Elbasanit eshte i pasur me ujera nentokesore te cilat jane burime te ujit te pijshem per te gjithe popullsine e qarkut. Ne rrethin e Elbasanit vlejne te permendet burimet e Krastes, te Mengelit, te Griqanit te cilat sigurojne ujin e pijshem per gjithe qytetin e Elbasanit. Burimet e ujembledhesit rajonal te Dumrese i cili siguron ujin e pijshem per te gjithe zonen, burimet e Spatharit qe sigurojne ujin e pijshem per Librazhdin, burimi i Kerpices ne zonen e Gramshit si dhe burime te tjera nga puset ne breg te Shkumbinit. Vlen te theksohet zona ujembajtese per uje industrial e Kombinatit Metalurgjik Elbasan i cili eshte klasifikuar nder me te medhate ne rajon.