Arsimi

ARSIMI

Niveli arsimor përfaqësohet nga një numer i madh kopshtesh, shkollash 9-vjecare, shkollash te mesme. Keshtu numri i shkollave 9-vjecare ne te gjithe Qarkun eshte rreth 274, te shperndara keto 174 ne rrethin e Elbasanit, 45 ne Librazhd, 25 ne Peqin dhe 30 ne Gramsh. Niveli i mesem arsimor perfaqsohet nga 53 shkolla te mesme te shperndara 30 ne rrethin Elbasan, 12 ne Librazhd, 2 ne Peqin dhe 9 ne Gramsh.

Ne Qark numri i nxenesve qe vazhdojne shkollen 9-vjecare eshte rreth 49.506 dhe i atyre qe vazhdojne shkollen e mesme eshte 16.263. Keto shifra te ndare sipas rretheve paraqiten te tilla: Sipas statistikave nga drejtoria arsimore rajonale e rrethit Elbasan, rezulton se ne rrethin e Elbasanit numri nxenesve qe vazhdojne shkollen 9-vjecare eshte 30.421 dhe i atyre qe vazhdojne shkollen e mesme eshte 10.163. Ne Librazhd 9.713 vazhdojne shkollen 9-vjecare dhe 3.328 vazhdojne shkollen e mesme. Ne Peqin 4.556 vazhdojne shkollen 9-vjecare dhe 937 vazhdojne shkollen e mesme. Ne Gramsh 4.816 vazhdojne shkollen 9-vjecare dhe 1.835 vazhdojne shkollen e mesme. Ne Qarkun tone vihet re nje prirje per krijimin e shkollave private 9-vjecare dhe te mesme.

Niveli i larte arsimor perfaqesohet nga i vetmi universitet i Qarkut, ai “Aleksander Xhuvani”, nje institucion i rendesishem arsimor e shkencor. Fillimisht ka kryer veprimtari mesimore ne 4 dege: gjuhe-letersi, matematike-fizike, histori-gjeografi, biologji-kimi. Me pas u hapen dege te reja si Cikli ulet, Mesues(edukatore), Gjermanistike dhe Kulture gjermane, Anglisht dhe Kulture angleze, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Infermierise.

TE DHENA MBI ARSIMIN PARASHKOLLOR, 9-VJEÇAR DHE TE MESEM



ARSIMI PROFESIONAL