BUJQESIA DHE BLEGTORIA

Qarku Elbasanit shtrihet ne nje territor prej 301820 ha. Siperfaqja e tokes bujqesore eshte 73544 ha nga e cila 63035 ha toke are, 4761ha jane pemtore, 1518 ha vreshta dhe 3968 ha ullishte. Rreth 132550 ha jane pyje, nga te cilat halore 6170 ha. Çdo familje ka ne pronesi mesatarisht 1,35 ha toke e qe varion nga 0,5-3 ha toke.

Në strukturën e mbjelljeve vendin kryesor e zënë drithërat e bukës në rreth 50% te siperfaqes. Elbasani ka klime te pershtatshme per kultivimin e te gjitha kulturave qe nga agrumet e perimet ne fushe e ne ambjente te mbrojtura deri tek arrat e geshtenjat si kultura me nevoja ekstreme. Kultivohen nje numer i konsiderueshem frutash si: rrushi, agrumet, fiku, molla, dardha, kumbulla, qershia, pjeshka, hurma, arra, geshtenja, shega, kajsia, ulliri, bajamja, etj. Pemetaria perben nje fushe perfitimesh per investitoret, veçanerisht per arsye se prodhimet e saj jane biologjikisht te pastra.

Eshte nje Qark me pasuri pyjore. Pyjet zene nje siperfaqe prej 132.550 ha, ndersa livadhet dhe kullotat 37.420 ha. Nje pasuri te madhe perbejne bimet mjeksore. Kultivohen dhe grumbullohen lloje te ndryshme lulesh te thata, gjethe, fruta te thata, rrenje dhe levore.

Blegtoria

Per vete kushtet tokesore te Qarkut, nje vend kodrinor-fushor, blegtoria eshte nje dege e zhvilluar e ekonomise po te gjykohet nga pikepamja ekstensive. Blegtoria mbareshtohet teresisht private e konkretisht Qarku Elbasanit ka kete blegtori: Gjedhe 98.000 krere nga te cilat lope 59.000 krere, te leshta gjithsej 193.400 krere nga te cilat dele 140.000 krere, derra 3430 krere, shpende 612500 dhe njethundrake 23360 krere