INDUSTRIA

Deget kryesore te zhvillimit te industrise ne Qarkun e Elbasanit jane:

  • Industria e rende
  • Industria perpunuese
  • Industria e lehte dhe ushqimore

Te dhena mbi industrine e rrethit Elbasan

Industria e rende eshte e perqendruar kryesisht ne qytetin e Elbasanit, ne zonen industriale te Bradasheshit. Ne kete zone ndodhen:

1. Uzina “Kurum International” e themeluar ne vitin 1998 nga nje firme turke, e cila perbehet nga: Uzina e çelikut (furrat elektrike) dhe Petezimet.

2. Kurum gelqere, fabrike e ish kombinatit metalurgjik per prodhimin e gelqeres e dhene me kontrate koncensionere shoqerise: “Turka Kurum” ne vitin 1999.

3. Kurum Gaz, fabrike e ish kombinatit metalurgjik qe prodhon gaz.

4. Uzina mekanike qe eshte nje baze e fuqishme per prodhimin e paisjeve dhe te pjeseve te kembimit per gjithe industrine. Perbehet nga: Reparti i fonderise se gizes, te çelikut, materialeve me ngjyre, reparti i kovaçanes, perpunimit termik, reparti i saldimit etj. Edhe kjo uzine eshte e privatizuar.

5. Reparti i remontit elektrik, i privatizuar nga firma 2K Grup. Eshte nje repart i fuqishem per kryerjen e riparimeve, remonteve te mesme e kapitale te makinave elektrike rrotulluese, transformatoreve etj.

6. Uzina e Ferro-Kromit vene ne pune ne vitin 1998, e cila realizon shkrirjen e mineralit te kromit nepermjet tre furrave elektrike me hark te mbyllur.

7. Uzina e karbonit, e cila prodhon mase karbonike. Tani eshte e privatizuar.

8. Alba – Red, qe prodhon polesterol, kmuf, asfalto-beton etj.

Ne Elbasan ka një zhvillim të madh industria e materialeve të ndërtimit, ku krahas prodhimit te hekurit ekziston dhe fabrika e çimentos, fabrika tullave, gurit gelqeror te Letanit etj. Ketu vlen te permendim:

1. Fabrika e çimentos E.C.F. e privatizuar ne vitin 1998 e cila prodhon dhe tregton çimento portland sipas standarteve nderkombetare.

2. Uzina e tullave refraktare e cila sot eshte e privatizuar. Punon me nje linje per prodhimin e tullave te zakonshme per ndertim e cila fillimisht prodhonte tulla refraktare dhe pas viteve 1992 eshte pershtatur per tulla ndertimi. Kjo fabrike ka kapacitete prodhuese te medha.

3. Fabrika e prodhimit te tullave Bradashesh.

4. Fabrika e tullave e firmes “Pojani”.

Ne industrine perpunuese bejne pjese kombinati i drurit i cili perpunon lenden drusore te siguruar ne rrethin tone dhe ato fqinje. Qe nga viti 1993 eshte “joint venture” me grupin “Nettis Impianti” s.p.a Bari, Itali. Krahas kombinatit, ne Elbasan ka shume punishte per prodhimin e mobiljeve.

Industria ushqimore perfaqesohet nga disa fabrika egzistuese si:

1. Fabrika e bukes dhe shume minifurra per prodhimin e llojeve te ndryshme te bukes.

2. Ka filluar pune fabrika e veres “Egnatia Grup”.

3. Jane ndertuar dhe kane filluar pune me teknologji bashkekohore edhe shume fabrika mielli si “Skraqi”, “Sulove”, “Klajdi”, “Farina”, “Erina”.

Ne industrine perpunuese mund te permendim edhe nje numer te madh firmash te vogla si bloje mielli, furra elektrike, sallameri, firma per prodhimin e pijeve freskuese dhe alkoolike, baxho per perpunimin e qumeshtit dhe nenprodukteve te tij, etj.