Mjedisi

MJEDISI

Zhvillimi i veprimtarive ekonomike dhe tranzicioni i vështirë drejt ekonomisë se tregut ka ushtruar trysni te forte ne mjedis duke ndikuar negativisht ne te. Vihet re renie e shkarkimeve te gazta nga sektori i industrise. Kjo per arsye se shumica e degeve te industrise jane mbyllur. Kohet e fundit ka patur nje zhvillim pozitiv mjedisor ne drejtim te marrjes se masave teknike per pakesimin e shkarkimeve ndotese ne ajer duke vene ne perdorim sistemin e plote te kapjes se pluhurave

Ne Qarkun e Elbasanit zona me ndotje te trasheguar eshte ndare per efekt studimi ne tre zona kryesor:

  • Zona e emergjences mjedisore dhe me ndotje te drejteperdrejte, e cile perfshin zone industriale dhe “ pikat e nxehta” te shkarkimit te mbetjeve industriale.
  • Zona me ndotje te larte, e cila perfshin hapesiren perreth zones industriale dhe disa komuna ne luginen e Shkumbinit.
  • Zona e ndotur, e cila perfshin hapesiren e ndotur si rezultat i ererave dhe rrjedhjeve te ujrave.

Mbeturinat e ngurta jane bere sot nje problem i madh mjedisor. Praktika e hedhjes se mbeturinave urbane ne menyre te paligjshme vazhdon te jete nje problem, sidomos hedhja e mbeturinave ndertimore ne pikat e grumbullit te mbeturinave urbane. Nga permbajtja e mbeturinave n.q.s.do te fillohet nga programet e riciklimit, riperdorimit dhe kompostimit, sasia e mbeturinave qe do te dergohet per groposje sanitare do te reduktohet shume.