Created by Artan Shqau / imagjino.al

HARTA INTERAKTIVE

Qarku:
Elbasan

Numri i bashkive:
7

Sipërfaqja:
3239.44 km katrorë

Popullsia:
437 350 banorë

Kryetar i Këshillit të Qarkut:
Ermira Urupi

Numri i anëtarëve të këshillave bashkiak:
177

Njësitë administrative:
50

Faqja zyrtare e internetit:
www.qarkuelbasan.gov.al

Përshkrim i zgjeruar:
Qarku Elbasan shtrihet ne zonen qendrore te Shqiperise. Ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 3292 km2 dhe nje popullsi prej 433.244 banore. Kufizohet ne veri dhe veriperendim me qarkun e Tiranes, ne lindje dhe juglindje me qarkun e Korces, ne perendim dhe jugperendim me qarkun e Beratit. Ne perberje te tij jane kater rrethe: Rrethi Elbasan, qe eshte edhe qendra e ketij qarku, rrethi Librazhd, rrethi Peqin, rrethi Gramsh. Administrativisht, Qarku ka 7 bashki, 43 njesi administrative dhe 386 fshatra. Klima e Qarkut Elbasan karakterizohet nga nje klime mesdhetare, me dimer te bute dhe vere te nxehte. Reshjet bien kryesisht ne stinen e dimrit dhe te vjeshtes me nje mesatare prej 1490 mm ne vit. Temperatura mesatare vjetore eshte 15.4°C Per sa i perket relievit 38% e perbejne malet, 28% e perbejne fushat dhe 34% e perbejne kodrat. Qarku pershkohet nga dy lumenj: Shkumbini e Devolli. Arteri kryesor hidrografik i Qarkut eshte lumi Shkumbin qe rrjedh nga juglindja drejt perendimit duke e ndare rrethin e Elbasanit ne dy pjese te barabarta. Ka nje siperfaqe te pellgut ujembledhes 1062 km2 dhe gjatesi 90 km. Gjate rruges merr shume perrenj si: Rrapuni, Gostima, Shushica, Zaranika, Manazderia, etj. Ne pasurite hidrografike te Qarkut te Elbasanit hyjne edhe rezervuaret dhe liqenet. Rrethi i Elbasanit ka nje siperfaqe ujore rreth 650 ha te cilat perbehen nga liqene natyrore dhe rezervuare te ndertuar per qellime vaditjeje. Perkatesisht rezervuaret zene nje siperfaqe prej rreth 342 ha dhe jane rreth 33 te tille, ndersa liqene jane 34 te tille dhe zene nje siperfaqe prej 310 ha. Kur flasim per liqenet natyrore nenkuptojme zonen e Dumrese. Numri prej 34 qe permendem me lart eshte me i madh gjate dimrit, por ky pakesohet gjate veres sepse shume prej tyre jane te ceket dhe thahen.