RRETHI ELBASAN


Ky rreth ka nje siperfaqe prej 1481 km2 dhe nje popullsi prej 279.991 banore. Shtrihet ne qender te Shqiperise dhe kufizohet: ne veriperendim me rrethin e Tiranes, ne verilindje dhe lindje me rrethin e Librazhdit, ne juglindje me rrethin e Gramshit, ne jug me rrethin e Beratit dhe Kuçoves dhe ne jugperendim me rrethin e Lushnjes.

Shtrihet ne fushen me te njejtin emer, ne krahun e djathte te rrjedhes se mesme te lumit Shkumbin ne lartesine 120 m. Eshte rreth fushor dhe pjeserisht kodrinor-malor. Lartesia mesatare eshte 440 m. Maja me e larte eshte mali i Jeronishtit(1883 m). Malet ndodhen ne verilindje, lindje dhe juglindje (si Labinot, Shpati). Kodrat ndodhen ne veriperendim, perendim dhe jugperendim si kodrat e Dumrese, Suloves dhe Llixhes. Fushat ndodhen ne pjesen qendrore si fusha e Elbasanit, Cerrikut, Gostimes.