RRETHI LIBRAZHD


Ky rreth ka nje siperfaqe prej 1013 km2 dhe nje popullsi prej 76.567 banore. Shtrihet ne pjesen lindore te Shqiperise se mesme dhe kufizohet: ne lindje me Maqedonine me nje gjatesi prej 42 km, ne juglindje me rrethin e Pogradecit; ne jug me rrethin e Gramshit, ne veri me rrethin e Peshkopise dhe Bulqizes dhe ne perendim me rrethin e Elbasanit.

Eshte nje rreth malor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit eshte 1049 m. Ne relievin e tij bie ne sy lugina e Shkumbinit te siperm qe e pershkon rrethin mes per mes ne drejtim nga juglindja ne veriperendim. Ne te djathte ngrihet vargu i Shebenikut dhe paralel me te, ne lindje vargu Jablanice-Belice. Ne te majte te lugines ngrihet mali i Polisit dhe ne veri te rrethit ngrihet malesia e Çermenikes. Malet zene 54,1% te siperfaqes. Lartesia maksimale eshte mali i Shebenikut (2253 m).