QARKU ELBASAN
DESTINACION I RËNDËSISHËM TURISTIK PËR T’U NJOHUR

Qarku Elbasan tashmë identifikohet si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe kjo falë vlerave të larmishme turistike të shpërndara në të gjithë rajonin. Rreth 100 destinacione të trashëgimisë historike-kulturore, rreth 80 monumente të natyrës, 37 lloje të kostumeve popullore, me një shumëllojshmëri folklorike, me prodhime bio nga më të kërkuarat në kohën e sotme, me kulinarinë tipike të rajonit dhe sidomos me mikpritjen tradicionale, përbën një destinacion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj, duke ndikuar në zhvillimin e këtij sektori me rëndësi rajonale dhe kombëtare.

Larmishmëria e vlerave historike, kulturore, arkeologjike, natyrore dhe malore, bën që spektri i llojeve të turizmit në Rajonin e Elbasanit të jetë shumë i gjerë.



Të vini në Elbasan dhe të mos provoni gatimet më tradicionale, do të thotë se keni humbur një pjesë të mirë të shpirtit elbasanas.Rajoni i Elbasanit, me thesare të çmuara kulturore, natyrore dhe historike, të mirëmbajtura dhe të zhvilluara në mënyrë të qëndrueshme e të mirë promovuara, mirëpret turistë vendas dhe të huaj, duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqënies së banorëve të vet.