TURIZMI RURAL - POTENCIAL I FUQISHËM TURISTIK

Nëqoftëse do t’i drejtoheni Qytetit të Elbasanit, do t’ju jepet mundësia të vizitoni vlera historike dhe kulturore të rralla.

Zona turistike e Shpatit

me vlera të shumta turistike natyrore, historike, kulturore, e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Faqja jugperëndimore e majës së Bukanikut është shumë e përshtatshme dhe favorizon turizmin e bardhë për ndërtimin e një piste skish, pasi dëbora qëndron për një kohë relativisht të gjatë.

Gjinari

zonë me klimë te përshtatshme, terren malor interesant, pyje të bukur me pisha dhe ahe, që krijojnë kushte të mrekullueshme për zhvillimin e turizmit malor. E përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore.

Burimi i Llixhës së Hidrajt

që karakterizohet nga një natyrë e bukur, ajër i pastër, ujëra të freskët dhe një klimë tepër relaksuese.

Kodra e Krastës

një nga kodrat më të mëdha të qytetit. Ndodhet në lindje të qytetit të Elbasanit dhe është e mbuluar me gjelbërim të lartë gjatë gjithë vitit.

Bysheku, qendër piktoreske dhe historike

që karakterizohet nga një natyrë e bukur, ajër i pastër, ujëra të freskët dhe një klimë tepër relaksuese.

Zona e Qerretit në zonën e Labinot Mal

zonë turistike tepër e frekuentuar sidomos gjatë sezonit veror nëpërmjet ngritjes së kampingjeve verore.

Zona e Dumresë

një zonë me burime të pasura natyrore, peisazh ujor i rrallë me rreth 80 liqenet karstike të Dumresë dhe potencial turistik i pashfrytëzuar.

Zona e Funarit

ku gjatë itinerarit që të çon në këtë zonë të jepet mundësia të shikosh që nga objektet industriale e deri tek liqenet e rrethuara me pisha nga të gjitha anët, që të kujtojnë liqenet alpine.

Zona e Stëblevës

shtrihet në verilindje të qytetit të Librazhdit, peisazh i pafund bukurish, burime ujore dhe monumente të shumta. Një perlë e natyrës shqiptare si në verë ashtu edhe në dimër.

Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë

Zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit rural është edhe Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Përfshin zonën malore me pyje të larta të rrethit Librazhd, me larmi flore dhe faune.

Zona e Graboves dhe Mali i Sopotit

Vitet e fundit në preferencën e turistëve ka qenë edhe zona e Graboves dhe mali i Sopotit. Pamjet natyrore, gjelbërimi në verë dhe dëbora në dimër, gërshetuar edhe me kuzhinën tradicionale.

FOTO ILUSTRUESE