Traditë mikpritëse dhe gatime tradicionale

TRADITË MIKPRITËSE DHE GATIME TRADICIONALE

Dita e Verës, çdo 14 Mars

Festë tradicionale e zonës së Elbasanit, tashmë festohet në të gjithë Shqipërinë. Festë gjithëpërfshirëse, ku ftohen turistë vendas dhe të huaj për të festuar.

Festa ”Miqtë e Malit”

Në pikën turistike Gjinar, e cila zhvillohet gjatë javës së parë të muajit Qershor..

Dita e Shën Gjon Vladimirit

Më 4 Qershor, festë tradicionale me pjesëmarrje të shumë njerëzve, të cilët vijnë për të kryer ritet e kësaj feste.

Festa e Zonës së Stëblevës në 6 Maj

Ose ndryshe edhe festa e luleve, e shumë e shumë festa të tjera të cilat organizohen nëpër njësitë vendore të Qarkut Elbasan. të pasqyruara tek Kalendari i Festave për Qarkun Elbasan, një material i rëndësishëm i përgatitur nga Këshilli i Qarkut Elbasan, nëpërmjet të cilit mundësohet promovimi i ngjarjeve dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse në Qarkun Elbasan, me synim përmirësimin e marketingut turistik dhe rritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj në rajonin tone.

FOTO ILUSTRUESE