Sektori i Koordinim Zhvillimit dhe Sherbimeve Juridike

  • Shef Sektori
  • Specialist per Koordinim Zhvillimi
  • Specialist per sherbimet Juridike

Detyrat kryesore:

  • Koordinim i punës për hartimin e zbatimin e strategjive të zhvillimit në fusha të ndryshme
  • Harton politika për zhvillimin e vlerave turistike të Qarkut në kuadër të strategjisë rajonale.
  • Përgatit materialet e informimit për publikun dhe mediat.
  • Grumbullon, sistemon dhe përditëson bazën e të dhënave.
  • Bën planifikimin vjetor e periodik të punëve për ndjekje e realizim.
  • Bën informimin periodik me gojë apo shkrim për realizimin e detyrave të planifikuara e të ngarkuara për ndjekje apo zgjidhje.
  • Çdo vit në periudhën e hartimit të projekt – buxhetit, sakteson e pasuron prioritetet e çdo Bashkie apo njësie vendore sipas fushave përkatëse.
  • Përgatit materiale e informacione të ndryshme sipas planifikimit dhe kërkesave për Kryetarin, Kryesinë dhe Këshillin e Qarkut.
  • Kryen studime individuale dhe pjesëmarrje aktive në trajnime, seminare e takime për njohjen e përvojave të përparuara brenda e jashtë vendit e rritjen e aftësive profesionale të sejcilit.
  • Realizon bashkërendime e bashkëpunime të vazhdueshme me specialistët e sektorëve të tjerë brenda institucionit për zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë veprimtarisë.
  • Bën hartimin e politikave, monitorimin dhe zbatimin e tyre per te realizuar funksionet e Këshillit të Qarkut në drejtim të shërbimeve publike që lidhen kryesisht me problemet e transportit rrugor.
  • Ndjek aktivitetin ekonomiko-financiar të ndërmarrjeve të vartësisë nëpërmjet kontrolleve tematike dhe periodike, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.378, datë 12.08.1999 “Për kalimin e të drejtës së përfaqsuesit të pronarit për disa objekte pronë publike, organeve të qeverisjes vendore”.