Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes

  • Drejtori
  • Pergjegjes zyre
  • Specialist

Detyrat kryesore:

  • Ushtron aktivitetin në përbërje të administratës së Këshillit të Qarkut dhe mbulon të gjitha problemet që lidhen me administrimin e mbrojtjen e tokës, përgjigjet për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që kanë lidhje me to.
  • Mban dhe ruan arkivin me dokumentacionin kadastral; si librat e tokës, librat e ngastarve, planimetritë, hartat kadastrale, topografike dhe dokumente të tjera ekzistuese të arkivit të kadastrës.
  • Krijon dokumentacionin e ri për administrimin e tokës, nëpërmjet shfrytëzimit të dokumentacionit ekzistues, të dokumentacionit që disponohet nga institucione te tjera shtetërore
  • Përditeson dhe pasqyron në dokumentacionin kadastral ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve dhe ndryshimet në kategorinë e tokës bujqësore.
  • Kryen shërbime dhe jep informacione në bazë të dokumentacionit që disponon, për insitucione shtetërore dhe për persona fizikë e juridikë.
  • Përgatit evidencën e gjendjes dhe të ndryshimeve të kategorive për të gjithe territorin në juridiksion të qarkut brenda muajit janar të vitit pasardhës.
  • Bashkëpunon me Komisionin Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën prane Prefektit të Qarkut Elbasan në dhënien e materialeve e informacioneve, si dhe me Z.R.P.Paluajtshme për probleme të ndryshme që kanë lidhje me pronësinë e tokave bujqësore.