RRETHI PEQIN


Ky rreth ka nje siperfaqe prej 140 km2 dhe nje popullsi prej 36.897 banore. Shtrihet ne qender te Shqiperise se mesme dhe kufizohet ne veri me rrethin e Tiranes, ne jug me rrethin e Lushnjes, nga lindja me rrethin e Elbasanit dhe nga perendimi me rrethin e Kavajes.

Pershkohet nga lumi Shkumbin dhe eshte i vendosur pergjate tij duke e ndare ne 2 pjese: Pjesen veriore dhe ate jugore. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 50-200 m, ndersa si pike me e larte mund te permendim Galushin me lartesi 756 m mbi nivelin e detit.