Nr.______Prot Elbasan, me ___.06.2016
VENDIM
Nr.49, date 06.06.2016
“ Për miratimin e rregullores për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Keshillin e Qarkut Elbasan”
Në mbështetje te Ligjit Nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, neni 77 pika ç; të Ligjit Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të Ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore përkatëse, të miratuara në bazë të tyre.; Keshilli i Qarkut Elbasan në mbledhjen e datës 06.06.2016
V E N D O S I:
- Miratimin e rregullores për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Keshillin e Qarkut Elbasan, bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohet me zbatimin e këtij vendimi të gjithë punonjësit në qark
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Bukurosh STAFA