Bashkia Prrenjas

Created by Artan Shqau / imagjino.al

BASHKIA PRRENJAS

Qarku:
Elbasan

Qendër bashkie:
Qyteti i Prrenjasit

Sipërfaqja:
322.95 km katrorë

Popullsia:
33 031 banorë

Kryetar bashkie:
Nuri Belba

Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21

Njësitë administrative:
Prrenjas, Qukës, Rrajcë, Stravaj

Faqja zyrtare e internetit:
www.bashkiaprrenjas.gov.al

Përshkrim i zgjeruar:
Prrenjasi kufizohet në veri me bashkinë Librazhd, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me Bashkinë Pogradec dhe në perëndim me Bashkinë Elbasan. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Prrenjasit. Sipas Censusit të vitit 2011, Prrenjasi ka një popullsi prej 24,906 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 33,031 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 322.95 km katrorë dhe densiteti i popullsisë është 102.279 banorë/km katrorë. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 25 fshatra e cila përfshin sipërfaqe të shumta pyjore dhe burime të bollshme hidrike si dhe një fushë pjellore. Nëntoka është e pasur me krom, ndërkohë që ky mineral shfrytëzohet aktualisht në dy prej fshatrave të bashkisë së re. Zonat e Rrajcës, Qukësit dhe Stravajt kanë sipërfaqen më të madhe të pyjeve në këtë zonë. Bashkia e re e Prrenjasit ka një pozicion të favorshëm gjeografik, pasi gjendet fare pranë dy pikave doganore me Maqedoninë. Bashkia e Prrenjasit ka potenciale të pashfrytëzuara për turizëm natyror. Me historinë e pasur të zonës së Rrajcës, ku ndodhet shkëmbi i Skënderbeut dhe legjenda për Sofrën e tij si dhe me bukuritë natyrore të Sopotit, zona mund të kthehej në një destinacion për vizitorë vendas dhe të huaj.