BASHKIA PEQIN
Qarku:
Elbasan
Qendër bashkie:
Qyteti i Peqin
Sipërfaqja:
179.79 km katrorë
Popullsia:
38 900 banorë
Kryetar bashkie:
Bukurosh Maçi
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21
Njësitë administrative:
Peqin, Pajovë, Karinë, Përparim, Gjocaj, Shezë
Faqja zyrtare e internetit:
www.peqini.gov.al
Përshkrim i zgjeruar:
Peqini kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Elbasan, në jug-lindje me bashkinë Cërrik, në jug-perëndim me bashkinë Lushnje dhe në jug me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Peqinit. Sipas Censusit të vitit 2011, Peqini ka një popullsi prej 26.136 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 38.900 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 197.79 km katrorë me një densitet prej 196.67 banorë/km katrorë. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 50 fshatra e cila shtrihet përgjatë rrugës së vjetër Egnatia, ndërsa kalaja Klaudiana në qendër të qytetit është dëshmi e lashtësisë së këtij vendbanimi. Qyteti dhe të 50 fshatrat e kësaj bashkie shtrihen në një zonë fushore dhe kodrinore. Banorët e bashkisë së Peqinit janë të orientuar ndaj bujqësisë dhe vreshtarisë, por edhe mbarështimit të shpendëve. Kultivimi i ullinjve, i perimeve të serave dhe i produkteve të tjera bujqësore janë gjithashtu karakteristikë e zonës.