Created by Artan Shqau / imagjino.al

BASHKIA CËRRIK

Qarku:
Elbasan

Qendër bashkie:
Qyteti i Cërrikut

Sipërfaqja:
189.65 km katrorë

Popullsia:
46 652 banorë

Kryetar bashkie:
Andis Salla

Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21

Njësitë administrative:
Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës, Klos

Faqja zyrtare e internetit:
www.bashkiacerrik.gov.al

Përshkrim i zgjeruar:
Cërriku kufizohet në veri me bashkitë Elbasan dhe Peqin, në jug-lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Cërrikut. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 27,445 banorë, ndërsa që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 46,652 banorë, me dendësi prej 189.65 banorë për km². Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 189.65 km². Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 28 fshatra e cila shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore mes dy lumenjve, Shkumbin dhe Devoll dhe ka si qendër qytetin e Cërrikut, një ish qytezë industriale, shpallur si qytet më 1952 me ndërtimin e Uzinës së Përpunimit të Naftës dhe një termocentrali, të cilat iu shtuan qendrës së shërbimeve për bujqësinë.