RREGULLORE
PËR
PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE
NË KËSHILLIN E QARKUT ELBASAN
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Baza ligjore
Rregullorja “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, si dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve publike në Këshillin e Qarkut Elbasan”, bazohet në Ligjin Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, në Ligjin Nr.9049, datë 10.4.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore përkatëse, të miratuara në bazë të tyre.
Neni 2
Objekti dhe Qëllimi i Rregullores
Kjo rregullore përcakton rregullat, mjetet, mënyrat, procedurat, përgjegjësitë dhe kompetencat për zbatimin e detyrimeve ligjore për deklarimet e pasurive, si dhe identifikimin, deklarimin, regjistrimin, trajtimin, zgjidhjen dhe dënimin e rasteve të konfliktit të interesave.
Qëllimi i kësaj rregulloreje është deklarimi dhe mbajtja e përgjegjësive për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, si dhe garantimi i një vendimmarrjeje të paanshme, transparente, në interesin më të mirë të mundshëm të publikut nga zyrtarët publikë të Këshillit të Qarkut Elbasan (në vazhdim KQE) , si dhe ushtrimin e funksioneve nga punonjësit e KQE jo në kushtet e konfliktit të interesave.
LEXOJENI TË PLOTË | RREGULLOREN PËR KONFLIKTIN E INTERESAVE