BASHKIA GRAMSH
Qarku:
Elbasan
Qendër bashkie:
Qyteti i Gramshit
Sipërfaqja:
739.22 km katrorë
Popullsia:
36 305 banorë
Kryetar bashkie:
Besion Ajazi
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21
Njësitë administrative:
Gramsh, Pishaj, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Poroçan, Skënderbegas, Sult, Tunjë
Faqja zyrtare e internetit:
www.bashkiagramsh.gov.al
Përshkrim i zgjeruar:
Bashkia e re Gramsh kufizohet në veri me bashkinë Elbasan, në lindje me bashkinë Pogradec, në jug-lindje me bashkinë Maliq, në jug me bashkinë Skrapar dhe në perëndim me bashkitë Berat, Kuçovë dhe Cërrik. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Gramshit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 24,231 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 36.305 banorësh dhe densitet 49.11 banorë për km². Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 739.22 km². Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative dhe ka nën administrimin e saj një qytet dhe 94 fshatra. Bashkia e Gramshit shtrihet në një territor shumë malor në Shqipërinë qendrore, ku toka bujqësore është e paktë (rreth 14% e sipërfaqes) ndërsa pjesa tjetër e territorit është zonë pyjore ose kullotë. Qendra e bashkisë së re, Gramshi, u shpall qytet në vitin 1960 si një qendër e agro-industrisë dhe e industrisë ushtarake. Mundësitë për turizëm natyror në Gramsh janë të shumta, si Ujëvara e Sotirës, Uji i Ftohtë më malin e Lenies, liqeni i Dushkut, Pishat e Grabovës, liqenet në malin e Rovjes, Shpellat në malin e Poroçanit, kalaja e Tunjës Irmanjit dhe padyshim liqeni artificial i Banjës etj.