PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR KËSHILLIN E QARKUT ELBASAN
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, është përgatitur programi i transparencës për Këshillin e Qarkut Elbasan. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vazhdim LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Këshilli i Qarkut Elbasan (në vazhdim KQE) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KQE do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KQE, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.qarkuelbasan.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e publikimit si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KQE është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KQE janë:
1.-“E drejta për informim”: është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë personat, pa asnjë përjashtim.
2.- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KQE ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KQE dhe përkatësisht: Ligji Nr. 139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe udhëzimet në zbatim të tij, dispozitat ligjore të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Ligji 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Ligji Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, Ligji 44/2015 ”Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë.
4.- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.- Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6.- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7.- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
Shkikoje të plotë Programin e Transparencës