Pas konstituimit të Këshillave Bashkiak të qarkut, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit zotit Gledian Llatja, më datë 25 Korrik 2023, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Elbasan u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit të Qarkut Elbasan të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Pas mandatimit të këshilltarëve u kalua tek zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Qarkut. Këshilltarët dhanë unanimisht mbështetjen e tyre duke votuar propozimin, që si Kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan të jetë znj. Ermira Urupi, ndërsa zv.Kryetar u ri-zgjodh z.Lutfi Lala. Më pas u kalua sipas rendit të ditës në zgjedhjen e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Elbasan.
Në fjalës e saj, si kryetare e sapo zgjedhur znj.Ermira Urupi, falenderoi Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për propozimin në këtë post të rëndësishëm, ndërsa garantoj se Këshilli i Qarkut Elbasan do të vijojë të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin rajonal, duke sjellë progres, si dhe duke qenë urëlidhëse mes bashkive.
Znj. Urupi shtoi se: -“Qarku do të avancojë në rolin e tij, në aspektin e zhvillimit të politikave rajonale, duke përmirësuar vazhdimisht politikat e zbatuara brenda tij. Qarku do të ketë parteritet korrekt mbi projektet e Bashkimit Europian, si dhe do të inkurajojë grupet e interest për të qenë pjese e projekteve që do të ndërmerren nga ana e tij”. Qarku do të vijojë të ofrojë shërbime publike cilësore dhe transparente për të gjithë personat e interesuar, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj.
Foto gjatë Konstituimit