Këshilli i Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan me mbështetjen e Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan, Union Bank dhe organizatave të shoqërisë civile, organizuan në datat 8-9 Korrik 2021, në ambientet e Kompleksit Sportiv “Pepa”, Edicionin e Pare “Të drejta të barabarta për mundësi të barabarta”, me qëllim përfshirjen sociale dhe argëtimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.
Në këto aktivitete sportive morën pjesë të ftuar nga pushteti vendor dhe insitucionet përgjegjese që japin shërbime për fëmijët me aftësi ndryshe.
Në këtë projekt u përfshinë rreth 200 fëmijë më aftësi ndryshe si dhe prindërit e tyre, në një maratonë 2 ditore me lojra sportive dhe zbavitëse.