SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Në zbatim të nenit 22, 25 të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Specialist për Zhvillimin Ekonomik, Kategoria IV, Klasa IV-2
Lloji i diplomës: Shkencat Juridike/Shkencat Ekonomike
Niveli minimal i diplomës “ Bachelor”
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës pranim në sherbimin civil. |
Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Pranim në SHëRBIMIN CIVIL )
aplikohet në të njëjtën kohë!
_____________________________________________________________________________________
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: |
31 Janar 2025 |
Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: |
05 Shkurt 2025 |
Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes:
Punon për hartimin dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit ekonomik me fokus nvestimet, prokurimet publike Specialisti për zhvillimin ekonomik zbaton politikat dhe strategjite e zhvillimit ekonomik rajonal në veçanti në fushën e investimeve nëpërmjet bashkëpunimit institucional me njësitë vendore të Qarkut, institucionet rajonale, aktore të ndryshëm të interesuar për zhvillimin e ekonomisë në fushat përkatëse, në përputhje me Strategjitë Kombëtare për Zhvillim dhe Strategjitë Sektoriale.
- Jep konsulencën ne hartimin dhe konceptimin e mbështetjes ligjore të projekt-vendimeve dhe vendimeve të këshillit të qarkut Elbasan per gjithë veprimtarinë e Këshillit të Qarkut Elbasan, Kryetarit te Keshillit te Qarkut Elbasan dhe administratës së këtij institucioni.
- Trajton dhe zgjidh, ose bashkëpunon për zgjidhjen, brenda kuadrit ligjor, kërkesat dhe ankesat e shtetasve apo subjekteve private e publike, që i drejtohen Këshillit të Qarkut.
- Jep konsulencën në lidhje me veprimtarinë e nderrmarjeve ne varesi, ku Keshilli i Qarkut Elbasan ushtron te drejten e pronarit, apo perfaqesuesit te pronarit.
- Punon per grumbullimin, sistemimin e perditesimin e të dhënave në fusha të investimeve, mjedisit dhe bujqësisë
- Bashkërendon punën me bashkitë e qarkut, për mirëfunksionimin e linjave të transportit në juridiksionin e Këshillit të Qarkut Elbasan.
- Realizon procedurat e prokurimit me tender, procedurat e blerjeve te vogla ne perputhje me Buxhetin e Keshillit te qarkut.
1 – Levizja paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1. Kushtet per levizjen paralele
- Te jete nepunes civil i konfirmuar brenda se njejtes kategori,
- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi.
- Te kete te pakten vleresimin e fundit “Mire”apo “Shume mire”
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike/Shkencat Ekonomike edhe diploma e nivelit “Bachelor”duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Aftësi për të ofruar kompetence teknike ne fushen e investimeve e prokurimeve publike si dhe per te koordinuar, zhvilluar dhe administruar dokumentacionet ne lidhje me lidhjen e kontrateve dhe marreveshjeve, ekspertize juridike.
- Të kenë njohuri të nje prej gjuheve e perdorura në vendet B. E.
1.2. Dokumentacioni, menyra dhe afati i dorezimit.
Kandidatet duhet te dorezojne me poste ose dorazi ne zyren e Burimeve Njerezore, prane Keshillit te Qarkut Elbasan keto dokumenta:
- Jeteshkrim Standart (C-V)
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor), (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit);
- Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Deshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesise
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore.
- Aktin e emerimit si nepunes civil.
- Aktin e Konfirmimit si nepunes civil.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
1.3. Rezultatet per fazen e verifikimit paraprak.
Në datën 01/02/2025 , Sektori i Finance/Burimeve Njerezore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te institucionit dhe në portalin “ Agjensise Kombetare te Punesimit dhe Aftesive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Finance/Burimeve Njerezore për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4. Fushat e njohurive, aftesite dhe cilesite mbi te cilat do te zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Njohuri mbi Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
Njohuri mbi Ligjin Nr.8503, datë 30.06.1999 ” Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”,
Njohuri mbi Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
Njohuri mbi Ligjin i nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr.178/2014, datë 18.12.2014;
Njohuri mbi Ligjin nr. 131, datë 09.08.2003,“Mbi rregullat e etikës në Administratën Publike”;
Ligjit Nr.8484, dt. 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”,
Njohuri mbi Ligjin Nr. 38/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,
Njohuri mbi Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,
Njohuri mbi ligjin r.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
1.5. Menyra e vleresimit te kandidateve
Kandidat do te vleresohen per jeteshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushen, si dhe vleresimet pozitive.
Totali i pikeve per kete vleresim eshte 40 pike.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve,sektori i burimeve njerezore do te shpalle fituesin ne të internetit te institucionit dhe në portalin “ Agjensise Kombetare te Punesimit dhe Aftesive”.
2 – PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetem ne rast se pozicioni i renditur ne fillim te kesaj shpalljeje, ne perfundim te procedures levizje paralele, rezulton se ende eshte vakant, ai eshte i vlefshem per konkurimin nepermjet procedures pranim ne shërbimin civil, nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
|
2.1 Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e pranimit ne sherbimin civil
Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, tëshkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë I dënuar me vendim të forms së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashj.
2.2 DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatet qe do te aplikojne duhet te dorezojne dokumentat si me poshte:
- Jeteshkrim Standart (C-V)
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor), (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit);
- Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Deshmi penaliteti nga Ministria e Drejtesise
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime/kualifikimet/arsim shtesë ne fushesn e finances; vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
2.3 REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Ne daten 06.02.2025 Sektori i Finance/Burimeve Njerezore do te shpalle ne portalin “ Agjensise Kombetare te Punesimit dhe Aftesive”, ne faqen zyrtare, listen e kandidateve, qe plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per proceduren e ngritjes ne detyre, vendin, daten dhe oren ku do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.
Ne te njejten date kandidatet qe nuk plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per proceduren e ngritjes ne detyre do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike, per shkaqet e moskualifikimit.
2.4 Fushat e njohurive, aftesite dhe cilesite mbi te cilat do te zhvillohet testimi dhe intervista.
Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:
Njohuri mbi Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
Njohuri mbi Ligjin Nr.8503, datë 30.06.1999 ” Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”,
Njohuri mbi Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
Njohuri mbi Ligjin i nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr.178/2014, datë 18.12.2014;
Njohuri mbi Ligjin nr. 131, datë 09.08.2003,“Mbi rregullat e etikës në Administratën Publike”;
Ligjit Nr.8484, dt. 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”,
Njohuri mbi Ligjin Nr. 38/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,
Njohuri mbi Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,
Njohuri mbi ligjin r.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me:
- Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes,
- Eksperiencen e tyre te meparshme,
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren.
- Menyra e vleresimit ne lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pike.
- Data e daljes se rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit.
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve, sektori i finance/burimeve njerezore do ti njoftoje ata individualisht ne menyre elektronike per rezultatet (nepermjet adresese se e-mail, apo nr.telefonit) dhe do te shpalle fituesin ne portalin “Agjensia kombetare e punesimit dhe Aftesive” dhe faqen zyrtare të internetit te institucionit.