Shpallje për Lëvizje Paralele Pranim në Shërbimin Civil në Kategorinë Ekzekutive
Në zbatim të nenit 22, 25 të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”; Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
Specialist në Zyrën e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Librazhd,
në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Elbasan,
Kategoria IV, Klasa IV-3
Lloji i diplomës: “Agronom”, “Inxhiner Gjeodet”, “Gjeograf”;
Niveli minimal i diplomës: “Mastër Shkencor”