SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
Në zbatim të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 26; Kreut II dhe III te VKM nr. 242, date 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese”; Keshilli i Qarkut Elbasan, shpall proceduren e lëvizjes paralele/ ngritje ne detyre, për pozicionin:
Drejtor i Drejtorisë së Financë/Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë Kategoria II; Klasa II-2
Lloji i diplomës: Shkencat Ekonomike; Profili: Financë-Kontabilitet
Niveli minimal i diplomës “ Master Shkencor”
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. |
Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!
_____________________________________________________________________________________
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: |
31 Janar 2025 |
Afati për dorëzimin e dokumentave për
NGRITJE NË DETYRË: |
05 Shkurt 2025 |
Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes:
Të planifikoje, drejtoje dhe koordinoje ne zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar për të garantuar përputhjen me legjislacionin përkatës, kërkesat e buxhetit, si dhe parimet e menaxhimit financiar me transparencë, besueshmëri, efektivitet, efiçencë dhe ekonomi, menaxhimin efektiv te punonjesve ne varesi funksionale, sherbimit arkivor ne Institucionin e keshillit te Qarkut Elbasan,marredhenieve te institucionit me organizmat nderkombetare dhe monitorimin te zbatimin e ligjeve dhe politikave per hartimin e dokumentacionit per trajtimin e kerkesave te statusit te desmorit, titujve te nderit dhe pensioneve te posacme.
1 – Levizja paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1. Kushtet per levizjen paralele
- Te jete nepunes civil i konfirmuar brenda se njejtes kategori,
- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi.
- Te kete te pakten vleresimin e fundit “Mire”apo “Shume mire”
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor”/ në Shkenca Ekonomike, dega finance kontabilitet edhe diploma e nivelit “Bachelor”duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion;
- Te njohe dhe te perdore shume mire programet kryesore; Word, Exel, programin Financa 5; Kontabilitet-Alfa.
- Çertifikata trajnimi të fushës,
- Te kete njohuri te mire te gjuhes angleze.
1.2. Dokumentacioni, menyra dhe afati i dorezimit.
Kandidatet duhet te dorezojne me poste ose dorazi ne zyren e Burimeve Njerezore, prane Keshillit te Qarkut Elbasan keto dokumenta:
- Jeteshkrim Standart (C-V)
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor), (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit);
- Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)/çertifikate familjare.
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore.
- Aktin e emerimit si nepunes civil.
- Aktin e Konfirmimit si nepunes civil.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
1.3. Rezultatet per fazen e verifikimit paraprak.
Në datën 01/02/2025 , Sektori i Finance/Burimeve Njerezore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe në portalin “ Agjensise Kombetar te Punesimit dhe Aftesive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Finance/Burimeve Njerezore për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4. Fushat e njohurive, aftesite dhe cilesite mbi te cilat do te zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Njohuri mbi Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
Njohuri mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.08.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 57 datë 02.06.2016;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
Njohuri mbi Ligjin i nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr.178/2014, datë 18.12.2014;
Njohuri mbi Ligjin nr. 131, datë 09.08.2003,“Mbi rregullat e etikës në Administratën Publike”;
Njohuri mbi ligjin r.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
Njohuri mbi Ligjin Nr.8607, datë 27.04.2000, Statusi “Dëshmor i Atdheut“,
Njohuri mbi Ligjin Nr.112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
1.5. Menyra e vleresimit te kandidateve
- a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë pune; 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertikimin pozitiv ose për vlerësimin e rezultateve individuale në punë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve,sektori i burimeve njerezore do te shpalle fituesin ne portalin e
“ Agjensise Kombetare te Punesimit dhe Aftesive”, ne faqen e internetit të institucionit tonë.
2 – NGRITJA NE DETYRE
Vetem ne rast se pozicioni i renditur ne fillim te kesaj shpalljeje, ne perfundim te procedures levizje paralele, rezulton se ende eshte vakant, ai eshte i vlefshem per konkurimin nepermjet procedures se ngritjes ne detyre.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e ngritjes ne detyre dhe kriteret e vecanta.
Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e ngritjes ne detyre jane:
- Te zoteroje diplome te nivelit“Master Shkencor“/ne Shkencat Ekonomike, dega Finance-Kontabilitet dhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jete ne te njejten fushe. (diplomat te cilat jane marre jashte vendit, duhet te jene te njohura paraprakisht prane institucionit pergjegjes per njehesimin e diplomave, sipas legjislacionit ne fuqi)
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor”/ në Shkenca Ekonomike, dega finance kontabilitet edhe diploma e nivelit “Bachelor”duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në pozicioin e shefit të sektorit kategoria III-2,
- Te njohe dhe te perdore shume mire programet kryesore; Word, Exel, programin Financa 5; Kontabilitet-Alfa.
- Çertifikata trajnimi të fushës,
- Te kete njohuri te mire te gjuhes angleze.
2.2 DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatet qe do te aplikojne duhet te dorezojne dokumentat si me poshte:
- Jeteshkrim Standart (C-V)
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor), (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit);
- Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore.
- Aktin e emerimit si nepunes civil.
- Aktin e Konfirmimit si nepunes civil.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Aktin e emerimit si nepunes civil/kategoria ekzekutive.
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime/kualifikimet/arsim shtesë ne fushesn e finances; vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
2.3 REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Ne daten 06.02.2025, Sektori i Finance/Burimeve Njerezore do te shpalle ne portalin “ Agjensise Kombetar te Punesimit dhe Aftesive”, ne faqen zyrtare te internetit te institucionit; listen e kandidateve, qe plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per proceduren e ngritjes ne detyre, vendin, daten dhe oren ku do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.
Ne te njejten date kandidatet qe nuk plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per proceduren e ngritjes ne detyre do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike, per shkaqet e moskualifikimit.
2.4 Fushat e njohurive, aftesite dhe cilesite mbi te cilat do te zhvillohet testimi dhe intervista.
Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:
Njohuri mbi Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
Njohuri mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.08.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 57 datë 02.06.2016;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
Njohuri mbi Ligjin i nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr.178/2014, datë 18.12.2014;
Njohuri mbi Ligjin nr. 131, datë 09.08.2003,“Mbi rregullat e etikës në Administratën Publike”;
Njohuri mbi ligjin r.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
Njohuri mbi Ligjin Nr.8607, datë 27.04.2000, Statusi “Dëshmor i Atdheut“,
Njohuri mbi Ligjin Nr.112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me:
- Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes,
- Eksperiencen e tyre te meparshme,
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren.
- Menyra e vleresimit ne lidhje me:
- Jeteshkrimin, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te pervojes se trajnimeve, te lidhura me fushen, deri 20 pike.
- Vleresimi me shkrim, deri ne 40 pike;
- Intervisten e strukturuar me goje deri ne 40 pike
- Data e daljes se rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit.
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve, sektori i burimeve njerezore do ti njoftoje ata individualisht ne menyre elektronike per rezultatet (nepermjet adresese se e-mail, apo nr.telefonit) dhe do te shpalle fituesin ne portalin “Agjensise Kombetar te Punesimit dhe Aftesive”, ne faqen zyrtare te internetit te institucionit