SHPALLJE PER LEVIZJE PARALELE
DHE NGRITJE NE DETYRE
Në zbatim të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, nenet 25,26; Kreut II dhe III te VKM nr. 242, date 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese”; Keshilli i Qarkut Elbasan, shpall proceduren e lëvizjes paralele/ ngritje ne detyre, për pozicionin:
- Shef i Sektorit të Financë/Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve Mbeshtetese ne Këshillin e Qarkut Elbasan. Kategoria: III-a/1
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. |
Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!
_____________________________________________________________________________________
05/05/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Lëvizje paralele
__________________________________________________________________________________________
10/05/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Ngritje në detyrë
Qellimi i pergjithshem i pozicionit te punes:
- Garantimi i cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimit të punës gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit të Këshillit të Qarkut, në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit strategjik.
- Raportimi periodik për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të objektivave lidhur me pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve të realizuara, si dhe të Pasqyrave Financiare vjetore të institucionit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministra e Financave
- Mbështetja e Nëpunësit Autorizues, në lidhje me ngritjen dhe zbatimin e sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit
- Garantimi para miratimit të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, eficensës dhe efektivitetit.
- Monitorimi i procedurave të burimeve njerezore në lidhje me strukturën, punësimet, pagat, vlerësimet, trajnimet.
- Përgatitja dhe monitorimi i regjistrit të prokurimit në bashkëpunim me sektorët për sigurimin dhe furnizimin në kohë me materiale dhe shërbime sipas planit të aktiviteteve.
1 – Levizja paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1. Kushtet per levizjen paralele
- Te jete nepunes civil i konfirmuar brenda se njejtes kategori, ne pozicionin shef/pergjegjes ne sektorin e finances (kategoria e pages III-a/1)
- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi.
- Te kete te pakten vleresimin e fundit “Mire”apo “Shume mire”
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike, dega finance edhe diploma e nivelit “Bachelor”duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion;
- Te njohe dhe te perdore shume mire programet kryesore; Word, Exel, programin Kontabilitet-Alfa.
1.2. Dokumentacioni, menyra dhe afati i dorezimit.
Kandidatet duhet te dorezojne me poste ose dorazi ne zyren e Burimeve Njerezore, prane Keshillit te Qarkut Elbasan keto dokumenta:
- Jeteshkrim Standart (C-V)
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor), (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit);
- Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)/çertifikate familjare.
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Deshmi Penaliteti/Vertetim te gjendjes gjyqesore.
- Aktin e emerimit si nepunes civil.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
1.3. Rezultatet per fazen e verifikimit paraprak.
Në datën 07/05/2021 , Sektori i Finance/Burimeve Njerezore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Finance/Burimeve Njerezore për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4. Fushat e njohurive, aftesite dhe cilesite mbi te cilat do te zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Njohuri mbi Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
Njohuri mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.08.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 57 datë 02.06.2016;
Njohuri mbi Ligjin i nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr.178/2014, datë 18.12.2014;
Njohuri mbi Ligjin nr. 131, datë 09.08.2003,“Mbi rregullat e etikës në Administratën Publike”;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
1.5. Menyra e vleresimit te kandidateve
Kandidat do te vleresohen per jeteshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushen, si dhe vleresimet pozitive.
Totali i pikeve per kete vleresim eshte 40 pike.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve,sektori i burimeve njerezore do te shpalle fituesin ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit”, ne faqen zyrtare dhe ne stenden e informimit te publikut.
2 – NGRITJA NE DETYRE
Vetem ne rast se pozicioni i renditur ne fillim te kesaj shpalljeje, ne perfundim te procedures levizje paralele, rezulton se ende eshte vakant, ai eshte i vlefshem per konkurimin nepermjet procedures se ngritjes ne detyre.
|
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse ( kategori III-b), të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e ngritjes ne detyre dhe kriteret e vecanta.
Kushtet qe duhet te plotesoje kandidati ne proceduren e ngritjes ne detyre jane:
- Te jete nepunes civil i konfirmuar ne pozicionin e pergjegjesit te sektorit te finances dhe sherbimeve mbeshtetese, kategoria III-b.
- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vertetuar me dokument nga institucioni)
- Te kete te pakten vleresimin e fundit “Mire”apo “Shume mire”
- Te kete mbi 5 vjet pune ne profesion.
- Te zoteroje diplome te nivelit“Master Shkencor“ ne Shkencat Ekonomike dhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jete ne te njejten fushe. (diplomat te cilat jane marre jashte vendit, duhet te jene te njohura paraprakisht prane institucionit pergjegjes per njehesimin e diplomave, sipas legjislacionit ne fuqi)
2.2 DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatet qe do te aplikojne duhet te dorezojne dokumentat si me poshte:
- Jeteshkrim Standart (C-V)
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor), (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit);
- Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetedeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Aktin e emerimit si nepunes civil/kategoria ekzekutive.
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime/kualifikimet/arsim shtesë ne fushesn e finances; vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
2.3 REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Ne daten 12.05.2021 sektori i burimeve njerezore do te shpalle ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit, ne faqen zyrtare, listen e kandidateve, qe plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per proceduren e ngritjes ne detyre, vendin, daten dhe oren ku do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.
Ne te njejten date kandidatet qe nuk plotesojne kushtet dhe kriteret e vecanta per proceduren e ngritjes ne detyre do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike nga sektori i burimeve njerezore, per shkaqet e moskualifikimit.
2.4 Fushat e njohurive, aftesite dhe cilesite mbi te cilat do te zhvillohet testimi dhe intervista.
Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:
Njohuri mbi Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
Njohuri mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar me ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.08.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 57 datë 02.06.2016;
Njohuri mbi Ligjin i nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar me ligjin nr.178/2014, datë 18.12.2014;
Njohuri mbi Ligjin nr. 131, datë 09.08.2003,“Mbi rregullat e etikës në Administratën Publike”;
Njohuri mbi Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;
Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me goje do te vleresohen ne lidhje me:
- Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes,
- Eksperiencen e tyre te meparshme,
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren.
- Menyra e vleresimit ne lidhje me:
- Jeteshkrimin, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te pervojes se trajnimeve, te lidhura me fushen, deri 20 pike.
- Vleresimi me shkrim, deri ne 40 pike;
- Intervisten e strukturuar me goje deri ne 40 pike
- Data e daljes se rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit.
Ne perfundim te vleresimit te kandidateve, sektori i burimeve njerezore do ti njoftoje ata individualisht ne menyre elektronike per rezultatet (nepermjet adresese se e-mail, apo nr.telefonit) dhe do te shpalle fituesin ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit” dhe ne faqen zyrtare te institucionit.