Këshilli i Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, zhvilluan projektin kulturor: Teatri lëvizës- “Të drejta të barabarta për mundësi të barabarta”
Shfaqja teatrale “Hi(e)dhur” u shfaq në skenat e qarkut të Elbasanit përgjatë muajit Korrik dhe Shtator 2024 dhe pati si qëllim ndërgjegjësimin e mbarë publikut për kategorinë e personave me aftësi ndryshe, të cilët të mund të shihen si vlerë e aktualitet tonë.
Projekti “Teatri Lëvizës”, ia arriti qëllimit të vendosur duke krijuar një performance artistike/shfaqje teatrale me aktorë performues persona me aftësi të kufizuar dhe me të rinj e të reja që iu bashkuan këtij eventi artistik në të gjitha disipilinat (kërcim, këndim, pikturë, etj) që më pas iu lipsën kijimit të shfaqjes artistike, ku u trajtuan tema sociale të realitet shqiptar të cilat krijuan një impakt te publiku nëpërmjet dramës shqipe “Hidhur”, në skenën e teatrit “Skampa” dhe skenave të Qendrave Kulturore të bashkive të qarkut Elbasanit.
Për herë të parë, skena e teatrit elitar u ndriçua nga gërshetimi i lojës brilante të tre niveleve aktoriale, të rinj profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me aftësi ndryshe.