Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social

  • Shef Sektori
  • Specialisti për Zhvillimin Ekonomik dhe Turizmin
  • Specialisti për  Kulturën, Informimin dhe Përkujdesin Social
  • Specialisti për Marrëdhëniet me Jashtë, OJF

Detyrat Kryesore:

 

  • Drejton punën e sektorit për të hartuar e zbatuar strategjitë e zhvillimit sektoriale dhe rajonale të Qarkut Elbasan.
  • Organizon punën me specialistet e sektorit për të hartuar dhe zbatuar strategji në fushën sociale (per grupet ne nevoje), e turizmit, e kulturës dhe arsimit në përputhje me modelet më të mira ekzistuese.
  • Siguron një sistem efiçent koordinimi brenda sektorit, Qarkut dhe institucioneve jashtë tij, rajonale dhe kombëtare, me qëllim që dokumentat strategjike dhe projektet e hartuara të jenë gjithëpërfshirës.
  • Garanton respektimin e proçedurave juridike, administrative dhe atyre financiare në të gjithë veprimtarinë e Sektorit për të siguruar një përdorim sa më të drejtë dhe efiçent të fondeve publike që alokohen për: hartimin e strategjive rajonale dhe sektoriale, grupet vulnerabël (fëmijet, barazine gjinore, të rinjtë, etnitë, aftësine e kufizuar), trashëgiminë kulturore, turizmin, aktivitetet sociale, festat zyrtare, aktivitetet me karakater zyrtar e social.
  • Drejton punën për grumbullimin, sistemimin e përditësimin e të dhënave për pasurimin e aktualizimin e bazës së të dhënave nga të gjitha fushat e të gjitha aktivitetet që zhvillohen në territorin e qarkut Elbasan.
  • Takohet me partner dhe institucione e donatorë që insteresohen për zhvillimin rajonal të Qarkut Elbasan.
  • Bashkëpunon me Insitucionet Qendrore, Ministritë Përkatëse si dhe me Qendra Kërkimore e studimore, e bashkitë për realizimin e politikave të Zhvillimit Rajonal, në përputhje e në zbatim të Strategjive Kombëtare e Rajonale të Zhvillimit.
  • Ndjek rregullisht planifikimin vjetor e periodik të punës së çdo specialisti të sektorit, për realizimin e objektivave të vitit.
  • Ndjek aktivitetin e shërbimeve vartëse të përkujdesit social.
  • Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore për transportin rrugor përpilon aktet në zbatim të tyre
  • Bashkërendon punën me bashkitë e qarkut, për mirëfunksionimin e linjave të transportit në juridiksionin e Këshillit të Qarkut Elbasan.
  • Bën vlerësimin e rezultateve të punës për nëpunësit civil të sektorit.
  • Informon periodikisht Drejtorin e Kabinetit dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut me gojë apo shkrim për realizimin e detyrave të planifikuara e të ngarkuara për ndjekje apo zgjidhje.
  • Harton rregulloren e Sektorit të Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social, për mbarëvajtjen normale të punës.
  • Çdo vit në periudhën e hartimit të projekt-buxhetit, saktëson e pasuron prioritetet e çdo Bashkie apo njësie vendore sipas fushave përkatëse