Sektori Finances, Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve Mbeshtetese
- Shef Sektori
- Specialist per finance kontabilitetin
- Specialist per burimet njerezore
- Punonjese e sekretari arkivit
Detyrat kryesore:
- Ushtron detyrat e Nëpunësit Zbatues të Këshillit të Qarkut Elbasan.
- Organizon, drejton, bashkërendon dhe kontrollon punën e specialistëve të Sektorit, për realizimin e detyrave dhe pëmbushjes së misionit të Sektorit.
- Garanton cilësinë e dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit të Këshillit të Qarkut, në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit strategjik.
- Raporton periodikisht për vendimarrjen, në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të realizimit buxhetor vjetor, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministri i Financave.
- Para miratimit të urdhërave të shpenzimit garanton lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, eficensës dhe efektivitetit te gjitha shkresat me karakter
- Realizon sigurimin e mbajtjes së sistemit të kontabilitetit, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të njësisë, në përputhje me rregullat e miratuara nga Ministria e Financave.
- Garanton që të gjithë kreditorët të paguhen në kohë dhe në rastet kur kreditorët nuk janë paguar apo në rast ankesash për mospagesë nga kreditorët, duhet t’ia shpjegojë rrethanat nëpunësit autorizues.
- Raporton në mënyrë periodike në lidhje me realizimin e të ardhurave, dhe shpenzimeve Nëpunësin Autorizues dhe Grupin e Menaxhimit Strategjik, dhe rekomandon në lidhje me veprimet që duhet të ndërmerren.
- Realizon përgatitjen e buxhetit sipas pasyrave të kërkuara nga Dega e Thesarit, me ndarjen sipas programeve e artikujve dhe planin e arkës sipas klasifikimit ekonomik në 3 grupe artikujsh: shpenzime të personelit, shpenzime operative dhe shpenzime kapitale dhe depozitimin në kohë pranë Degës së Thesarit Elbasan.
- Përgatit per miratim në Këshillin e Qarkut materialin perkates për buxhetin e vitit planin e buxhetit analitik, burimet e financimit, planin e të ardhurave, planin e investimeve, në bazë të kërkesave të çdo sektori, dhe përgatit ndryshimet e buxhetit gjatë vitit sipas ligjit të buxhetit.
- Përgatit materialin e buxhetit faktik të vitit paraardhës për miratimin e tij nga Këshilli i Qarkut, brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës.
- Përgatit raportet tremujore mbi realizimin e shpenzimeve dhe materialin përkatës për Këshillin e Qarkut.
- Përgatit dhe dorëzon brenda datës 28 Shkurt të cdo viti bilancin e vitit, të shoqëruar me relacionin dhe formularët përkates sipas udhëzimeve të Ministrisë së Financave.
- Përcakton gjendjen e aktivëve dhe harton listën e atyre që do të vlerësohen ne bazë të gjendjes faktike të aktiveve te rezultuar nga inventarizimi, normave të amortizimit, afatit të skadencës, vitit të vënies në punë, vlerës së shtuar ndër vite, mundësitë për riaftësimin e aktiveve në raport me kosto/ përfitimin për një veprim të tillë,bazuar sipas informacionit zyrtar të marre mbi dobishmërinë e aktivëve nga drejtuesit e programeve buxhetore dhe punonjësit e tjerë të njësisë.
- Informon me evidenca instancat përkatëse si dhe ministritë e linjës mbi realizimin e shpenzimeve dhe investimeve të kryera nga Këshilli i Qarkut.
- Ndjek zbatimin e buxhetit, duke likujduar detyrimet e pagave e shpërblimeve të punonjësve, të shpenzimeve, të investimeve, si dhe ndjek administrimin e vlerave materiale e monetare, duke i rakorduar me kontabilitetin.
- Përgatit raportin për Ministrinë e Financave në lidhje me ”Pyetsorin e Vetëvlersimit për funksionimin e sistemit të menaxhimit financiar të Këshillit të Qarkut”, në bashkëpunim me Grupin e Menaxhimit Strategjik dhe Nëpunësin Autorizues.
- Rishikon dhe përgatit objektivat dhe analizën e riskut për Sektorin e Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse.
- Mban rregjistrin e përdorimit të fondeve në përgjithësi dhe kryesisht ato të investimeve.
- Drejton kryerjen e inventarizimit të aseteve (aktivet e qëndrueshme dhe qarkulluese) të Këshillit të Qarkut, kontrollon procedurën e ndjekur deri në miratimin e tij në Këshill.
- Ndjek korespondencat me institucionet e ndryshme dhe njësitë vendore.