Bazuar në ligjin Nr.139/2015 “Për veteqevisjen vendore” ne ligjin Nr.8607 date 27.04.2000 “Statusi i Deshmorit te Atdheut” i ndryshuar dhe te VKM Nr.151, date 25.04.2002 “Per Statusin “Deshmor i Atdheut” i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Kë
shillit te Qarkut Elbasan Nr.57, datë 14.12.2018 “Për miratimin e planit të buxhetit të vitit 2019”, Keshilli i Qarkut Elbasan dhe Bashkia e Librazhd, në datë 30.05.2019, nga ora 1000-1200, organizuan ceremonine e zhvendosjes se eshtrave te deshmorit te atdheut z. Mehmei Sali Alcani (shpallur me vendim Nr.662, date 27.06.2013 të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut) nga varrezat publike nË vendin e quajtur “Varri i Hoxhës” , Mali i Gurit, Fushë Studën në Varrezat e Deshmoreve te Atdheut Librazhd sipas programit te mëposhtëm:
10.00-11.00 Homazhe në Pallatin e Kultures Librazh.
11.00 Kortezhi drejtohet drejt Varrezave të Dëshmorëve, Librazhd.
11.30 Ceremonia pranë Varrezave të Dëshmorëve Librazhd.
Fjalimi i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan zotitt Bukurosh Stafa në këtë ceremoni:
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Të nderuar familjarë të deshmorit te atdheut Mehmet Alcani,
Eshtë nder për mua që së bashku me Bashkinë Librazhd të organizojmë ceremoninë e zhvendosjes se eshtrave të deshmorit te atdheut z.Mehmet Sali Alcani nga Varrezat Publike të Fushe Studanit, ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut Librazhd.
Mehmet Sali Alcani Lindi në vitin 1860 në fshatin Neshtë të rrethit të Librazhd.
Hoxhë Mehmet Sali Alcani ka qenë një luftëtar i flaktë për ruajtjen e vendit nga pushtuesit e huaj. Bashkë edhe me shume patriotë të tjerë nga të gjithë trojet shqiptare, në korrik të vitit 1909, ka marrë pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u lidh besa për mbrotjen me cdo kusht të tokave shqiptare.
Rreshothet me armë në dorë kundër pushtuesve serb, deri sa në Maj të vitit 1915 gjatë luftimeve në Qafë Prevallë, kapet rob nga serbët, dërgohet në komandën e tyre në vendin e quajtur Mali i Grurit, Fushë Studan, Stëblevë dhe vdiq pas torturave cnjerëzore.
Ai tashmë është shpallur dëshmor i atdheut me vendim Nr.662, date 27.06.2013 te Komisionit Qendror te Statusit “Dëshmor i Atdheut”.
Ne sot vendosim ne vend amanetin e tij, ne përulemi dhe nderojmë me respekt të thellë, vepren e tij. Ai tashme ka hyrë në librin e artë të kombit tonë.
Ky homazh ne ditën e sotme na fton të gjithëve si qytetarë të shprehim respekt e mirënjohje, na obligon si brez të trashëgojmë më së miri vlerat patriotike, shoqërore, historike, njokëhësisht ne që jemi drejtues të pushtetit vendor na vë përpara përgjegjësive të shumta, ndër më kryesorja ajo që ka të bëjë me përmbushjen e ëndrës së të rënëve, një Shqipëri të lirë europiane.
Të gjithë së bashku duhet të punojmë për një Shqipëri më të zhvilluar, e mirëqenie më të lartë sepse vetëm ne këtë mënyrë përmbushim jo vetem amanetin e të rënëve, por edhe aspiratën e qytetarëve tanë.
Unë personalisht dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, kemi në vëmendje të veçantë të gjithë jetën dhe veprën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.
Nderim Dëshmorit te Atdheut Mehmet Ali Alcani
Ju faleminderit!
Foto nga momentet e ceremonisë: