KËSHILLI I QARKUT ELBASAN
SEKTORI I KULTURËS DHE PËRKUJDESIT SOCIAL
SHËRBIMI I TRAJTIMIT TE TRAJTIMIT TE FEMIJEVE AUTIK
Nr.________ Prot. Elbasan ____._____.2023
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit të Qarkut Elbasan, Nr.1, Datë 13.02.2023, “Për përdorimin e fondeve të kushtëzuara të M.SH.M.S për Strukturën e Punonjësve në Qendrën e Trajtimit të Fëmijëvë Autik dhe Aftësisë së Kufizuar për vitin 2023”, njoftojmë se Këshilli i Qarkut Elbasan kërkon të punësojë një punonjëse sociale në Qendrën e Autizmit Elbasan me këto kritere:
- Jetëshkrim -CV
- Të ketë mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale, Dega: Punonjës Social
- Të ketë Diplomë -Fakulteti i Shkencave Sociale, Master Profesional ose Shkencor
- Të ketë përfunduar trajnimin e programit ABA në një qendër të lincensuar. Vertetim ose dëshmi kualifikimi.
- Të ketë kualifikime të ndryshme në fushën sociale. Me certifikata të ndryshme.
- Do ishte e preferuar punësime të mëparshme.
- Fotokopje e librezës së punës.
- Fotokopje e letërnjoftimit.
- Vertetim i gjendjes shëndetësore.
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat e lartëpërmenduara të dorëzohen brenda datës 13 Qershor 2023, në zyrën e Protokoll-Arkivit në Këshillin e Qarkut Elbasan.
K R Y E T A R I
Bukurosh STAFA