KËSHILLI I QARKUT ELBASAN
SEKTORI I ZHVILLIMIT EKONOMIK, PROJEKTEVE, KULTURËS, TURIZMIT DHE PËRKUJDESIT SOCIAL
NJOFTIM
Keshilli i Qarkut Elbasan kërkon të marrë me qera një objekt, për ta përdorur si ambient pune për Qendrën për ofrimin e shërbimit të përkujdesit shoqëror për femijet me aftësi të kufizuar (Crregullim të spektrit të autizmit).
Afati i qerasë do të jetë nga lidhja e kontratës së qerase deri ne 31.12.2024 (afat i cili me marrëveshje mund të zgjatet)
Cmimi maksimal i qerasë për 1 muaj është 120,000 lekë.
Ambjenti kërkohet të ketë këto tregues:
-Të jetë godinë me oborr.
-Siperfaqja e objektit të jetë jo më e vogel se 400 m2 dhe sipërfaqja e oborrit jo më të vogël se 200 m2
-Të ndodhet në afërsi të qendres së qytetit.
-Të ketë jo më pak se 11 dhoma të cilat do të përdoren për terapi individuale, për shërbimin e logopedisë, ambjent ku do të qëndrojnë prindërit e fëmijëve dhe 1 (një) dhomë të madhe për lojra sportive dhe për shërbimin e fizioterapisë me sipërfaqe rreth 8x8m2.. Dhomat të jenë me sipërfaqe 4×5 m2, të jenë me dritë të mjaftueshme, pa lagështirë dhe të pajisura me sistem ngrohjeje. Për ndarjen e dhomave nevojiten 2 korridore me sipërfaqe rreth 7x5m2, 2 banjo, një oborr me sipërfaqe të konsiderueshme për zhvillimin e lojrave me fëmijët me CSA, zhvillimin e terapisë verore dhe aktivitetet festive të ndryshme.
-Objekti të jetë në gjendje fizike optimale, dhe të ketë rampën për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Në ofertë kërkohet të perfshihet çmimi i qerase mujore dhe të jetë e shoqëruar me dokumenta pronësie, planimetri dhe planvendosje të ambjentit që jepet me qera dhe përshkrime të tjera të nevojshme.
Dokumentat e mësiperme te jenë të lëshuar jo më vone se tre muaj nga hapja e ofertës.
Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur në zyrën e protokollit të Këshillit të Qarkut Elbasan.
Afati i fundit të pranimit të ofertave është data 05.01.2024 ora 10.00
Hapja e ofertave do të bëhet më datë 05.01.2024, ora 10.00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Elbasan.
Pas hapjes së ofertave, komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin në terren të ambienteve, që janë paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë gadishmërinë tuaj për kqyrjen e ambienteve.
K R Y E T A R
Ermira URUPI