NJOFTIM PËR APLIKIM
Anëtar i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, nenit 31 të Ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin e arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr.37, datë 13.08.2013 “Për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Vendormtë arsimit Parauniversitar”, Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr.6, datë 15.04.2016 “Për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar” si dhe zbatim të urdhërit Nr.194, datë 14.11.2023, “Për krijimin dhe miratimin numrit të përgjithshëm të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar në qarkun Elbasan”, njoftojmë për aplikim për:
Anëtar të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar
Kandidati për Anëtar i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar duhet të përmbushë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
- Të mos këtë masa displinore në fuqi, në ngarkim të tij.
- Të ketë jo më pak se dhjetë vjet përvojë drejtuese në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar, si edhe të ketë përvojë pedagogjike në mësimdhënie.
- Të ketë, si autor i pare, botime, studime, vëzhgime, analiza etj, në fushën e edukimit.
- Të ketë marë pjesë në simpoziume, kongrese, konferenca ose në kërkime shkencore brenda dhe jashtë vendit në fushën e arsimit parauniversitar.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat (dosjen personale) si më poshtë:
- Kërkesën për shprehje interesi.
- Jetëshkrimin.
- Kopje të dokumentit të identifikimit.
- Dipllomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe/ose pasuniversitare të njësuara me origjinalin.
- Listën e botimeve, vëzhgimeve, studimeve, raporteve dhe kopje të tyre në fushën e arsimit parauniversitar.
- Tri referenca nga institucione shtetërore ose organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështje të arsimit parauniversitar.
- Kopje të njëhsuar me origjinalin të librezës së punës.
- Dëshmi penaliteti të tre muajve të fundit nga data e kërkesës.
- Çmime, medalje, tituj/grada të dokumentuara (fotokopje), të marra për kontribute dhe arritje në fushën e arsimit parauniversitar.
Dokumentat (dosjet personale) do të dorëzohen përmes shërbimit postar apo pranë Zyrës së Protokollit-Arkivës, brenda datës 16 Dhjetor 2023 në adresën: Këshilli i Qarkut Elbasan, Zyra Protokollit- Arkivë: L. “Brigada 17 S, “Rr. Qemal Stafa”, Kati i II-të, Elbasan.
Komisioni i ngritur në nivel qarku do të vlerësojë dhe do të propozojë pranë Kryetarit të Këshillit të Qarkut kandidatët e përzgjedhur për anëtar të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.
Për të gjithë hapat e kësaj procedure do të njoftoheni në faqen zyrtare të insitutucionit të Këshillit të Qarkut Elbasan.