Në kuadër të Dites Nderkombetare te Turizmit, Bashkia Belsh në bashkepunim me Këshillin e Qarkut Elbasan, organizoi në datat 27-28 Shtator 2019, Festivalin Folklorik “Liqejtë e Dumrese” ku morën pjese trupat artistike folklorike të Kumanovës -Maqedoni, Vitisë -Kosovë, Tuzit-Mali i Zi, Belshit, Prrenjasit, Mallakastres, Elbasanit, Tiranës, Lushnjes, Beratit etj.
Ky projekt artistik ishte një rast i mirë shkëmbimi kontaktesh dhe eksperiencash mes artistëve që kultivojne vlerat e folkut, për të rinjohur vlerat e këtij zhanri dhe të nxisë bashkëpunime për të gjithe perfituesit direkt dhe indirekt në një kohë me afatgjatë.
Aktiviteti synonte jo vetëm të ringjallë këtë traditë por edhe të tërheqë vëmendjen ndaj të gjithë palëve të përfshira për një rikthim të vlerave të etnofolklorike dhe shpirterore te zonës se Dumresë, duke mbushur një hendek të konsiderueshem në larmine e aktiviteteve kulturore që zhvillohen në nivel rajonal dhe kombetar, si dhe për të nxitur dhe vlerat e tradites për zhvillimin e turizmit.
Qëllimi kryesor i ketij eventi ishte të promovonte zonen e Belshit ne Ditën Ndërkombëtare të Turizmit si dhe të prezantonte në këtë projekt artistik, kengëtarët dhe valltarët me në zë popullor të treves se Dumrese, Rrajcës, Elbasanit, Lushnjës, Tiranës, Beratit, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Më poshtë po japim dhe përshëndetjen e Zv.Kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan, z.Lutfi Lala, në këtë Festival:
I nderuar Kryetar i Bashkisë Belsh z.Tafani
Të nderuar artistë,
Të nderuar banorë të Bashkise Belsh.
Të nderuar organizatorë,
Festivali Folklorik mbarëkombëtar “Liqejte e Dumresë” përbën një nga eventet më të madha kulturore në qarkun tone. Tashme kanë kaluar 4 vjet dhe ai ka krijuar traditën e tij. Ai është shprehje e historisë sonë të lashtë; traditave, zakoneve, dokeve, etnosit, folkut etj, të cilat kanë veçantinë dhe specifikën duke na identifikuar si një nga trevat më të pasura të vendit tonë. Sot ky festival merr dhe nje domethenie te vecante pasi organizohet ne kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit. Turizmi në këtë bashki pas investimve të shumta është kthyer në një burim të favorshëm për avancimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm nga njerëzit apo shoqëria në nivel lokal. Dhe në sajë të kësaj pune të madhe bërë në këto dy tre vitet e fundit qyteti piktoresk prêt më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
Ky event i sotem ka per qëllim të promovojë paraqitjen e etno-kultures materiale ne zhvillimin e turizmit të zones nëpërmjet gatimeve karakteristike, natyrën e bukur të Belshit me liqejtë e mrekullueshëm të saj, zakonet e saj dhe vecanërisht mikpritjen e kësaj zone, si dhe të promovojmë turizmin e zonës nëpërmjet prodhimeve bujqësore dhe artizane.
Qarku i Elbasanit mbetet një thesar i vërtetë për sa i përket folkut dhe trevat e tij duket se shkëlqejnë në këtë drejtim. Folku i saj është shumë i pasur. Ka bërë jehonë në çdo takim kombëtar dhe ka mahnitur me performancë në mjaft skena të botës duke na dhuruar trofe dhe çmime.
Sot qyteti Belshit pret artistë nga të gjithë trevat shqipfolëse, ata vijmë në këtë festë të madhe të folkut me traditën e tyre të famshme të këngës, valles dhe me larmishmërinë mahnitëse të kostumeve popullore.
Me këtë rast desha ti uroj të gjitha grupeve folklorike të këtij festivali suksese në këtë event mbarëkombëtar. Prezantim të lartë virtuoz e artistik, për të evidentuar edhe njëherë pasurinë e pamatë që kanë trevat tona në historinë dhe kulturën shqiptare.
Faleminderit!
Foto gjatë zhvillimit të aktivitetit