Ansambli Folklorik i Qarkut Elbasan nderohet me Cmimin e Parë në Festivalin Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë”, Edicioni XIII
Në datat 25 Nëntor dhe 9 Dhjetor 2019, në qytetin e Vlorën, Ministria Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, organizoi Festivalin Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë”, Edicioni XIII,
Objektivi kryesor i Ansamblit Foloklorik të Qarkut Elbasan ishte të angazhonte forcat më të mira artistike, e të prezantonte në këtë event artistik këngëtarët më të mirë të Iso-polifonisë të trevës së Elbasanit dhe konkretisht të Shpatit, Belshit dhe Gramshit, për përfaqësimin dinjitoz në “Festivalin Folklorik Tipologjik Kombetar të Iso Polifonisë, Vlorë 2019”.
Ansambli Folklorik i Qarkut Elbasan paraqiti në këtë Festival Kombëtar programin e mëposhtëm:
1.Këngë për Skënderbeun
Këndon: Kostandin Mecka; Mark Karaj-Shpat Elbasan
2.Baladë “Janë dy male me dëborë”
Ia merr Abedin Kovaci, Ia mban Mark Karaj- Shpat Elbasan
3.Gjaku i Skëndërbeut, Gjaku i Shqiptarëve.
Këndon: Vasjar Hysa dhe Zabit Hysa –Belsh
4.Fustanin e bardhë
Këndon: Zabit Hysa; Vasjar Hysa –Belsh
5.Më i madh dhëndri se sa krushku (humoristike)
Ia merr : Metush Doku, Ia mban Xhevar Bora-Gramsh
6.O Alush o mjekër shtupë (humoristike)
Këndojnë: Lulzim Muha, Neki Xhupani, Xhevair Bora- Gramsh
Në gjitha këngët shoqëroi me iso grupi i këngëtarëve.
Drejtues Artistik Astrit Lopari.
Ansambli Folklorik i Qarkut Elbasan (Shpati, Belshi, Gramshi) u nderua me Cmimin e Parë “Neco Muko”- “Për interpretim të lartë në Festivalin Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë”, Edicioni XIII”.