
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË/PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
Në zbatim të nenit 26, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Qarkut Elbasan shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të ngritje në detyrë, në pozicionin:
- Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Elbasan. Klasa e pagës III-2
Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Lloji i diplomës: Agronom, Inxhinier Gjeodet , Gjeograf.

