
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LEVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Në zbatim të nenit 22, 25 të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM Nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, per pozicionin;
- Specialist në Zyrën e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Librazhd,
Këshilli i Qarkut Elbasan, njofton se pas verifikimit të aplikimeve për proçedurën e levizjes paralele rezulton se:
Nuk ka aplikuar asnjë kandidatë, për proçedurën e levizjes paralele.
Ne keto kushte mbyllet proceduara e levizjes paralele dhe vazhdon proçedura e pranimit në shërbimin civil.
Duke filluar nga data 15.07.2025, Këshilli i Qarkut Elbasan do të njoftojë nëpermjet portalit “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive» dhe në faqen e internetit të institucionit www.qarkuelbasan.gov.al , listën e kandidatëve, që plotesojnë kushtet dhe kriteret e vecanta për procedurën pranim në shërbimin civil, vendin, datën dhe orën ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë.

