Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes
- Drejtori
- Pergjegjes zyre
- Specialist
Detyrat kryesore:
- Ushtron aktivitetin në përbërje të administratës së Këshillit të Qarkut dhe mbulon të gjitha problemet që lidhen me administrimin e mbrojtjen e tokës, përgjigjet për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që kanë lidhje me to.
- Mban dhe ruan arkivin me dokumentacionin kadastral; si librat e tokës, librat e ngastarve, planimetritë, hartat kadastrale, topografike dhe dokumente të tjera ekzistuese të arkivit të kadastrës.
- Krijon dokumentacionin e ri për administrimin e tokës, nëpërmjet shfrytëzimit të dokumentacionit ekzistues, të dokumentacionit që disponohet nga institucione te tjera shtetërore
- Përditeson dhe pasqyron në dokumentacionin kadastral ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve dhe ndryshimet në kategorinë e tokës bujqësore.
- Kryen shërbime dhe jep informacione në bazë të dokumentacionit që disponon, për insitucione shtetërore dhe për persona fizikë e juridikë.
- Përgatit evidencën e gjendjes dhe të ndryshimeve të kategorive për të gjithe territorin në juridiksion të qarkut brenda muajit janar të vitit pasardhës.
- Bashkëpunon me Komisionin Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën prane Prefektit të Qarkut Elbasan në dhënien e materialeve e informacioneve, si dhe me Z.R.P.Paluajtshme për probleme të ndryshme që kanë lidhje me pronësinë e tokave bujqësore.
Komisioni për Mbrojtjen e Tokës Qarku Elbasan
Raport mbi dëmtimin e tokës bujqësore...
Tokat Bujqesore te pandara te Ish-Ndermarrjeve Bujqesore
Te deklaruara ne Agjensine e Kthimit dhe Kompesimit ...
Komisioni për Mbrojtjen e Tokës Qarku Elbasan
Komisioni i Mbrojtjes se Tokes miratoi disa detyra per muajt...