22-24 Gusht – Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”
Në bashkinë Belsh për të dytin vit radhazi zhvillohet Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”. Në natën e parë në skenën e këtij festivali u ngjitën grupet folklorike të Librazhdit, Lushnjës, Gramshit dhe Elbasanit, ndërsa në dy netët e tjera u ngjitën në skenë grupet folklorike të Shtërmenit, Strugës, Belshit e Kosovës, Tiranës, Fierit, Shkupit dhe Prizrenit. Ky festival është konceptuar në formën e një gare folklorike ku në mbyllje shpërndahen çmime për grupet më të mira.