1-31 Gusht – ”Festa e Liqenit të Zi”
”Festa e Liqenit të Zi”, në njësinë administrative Lenie, Bashkia Gramsh. Vizitorë të shumtë vijnë nga Zona e Dumresë, Myzeqesë, Fusha e Korçës, të cilët vijnë për t’u kuruar nga reumatizma. Burim kurativ për sëmundjet reumatizmale etj. Frekuentohet për gati një muaj rresht nga mijëra njerëz nga të gjitha trevat e Shqipërisë për t’u argëtuar dhe kuruar në këtë mjedis. Zhvillohen veprimtari argëtuese si dhe peligrinazh në zonën malore përreth liqenit.