VENDIM
Nr.9, datë 12.02.2024
“Për zhvillimin e projekteve artistike, kulturore, trashëgimisë kulturore, turizmit, sociale, sportive dhe zhvillimit ekonomik për vitin 2024”
VENDOSI:
I.Të miratojë zhvillimin e projekteve artistike, kulturore, trashëgimisë kulturore, turizmit, sociale, sportive, trashëgimisë kulturore dhe të zhvillimit ekonomik për vitin 2024, si më poshtë:
- A) Projekte që do të zhvillohen vetë nga Këshilli i Qarkut Elbasan
Shërbimi i Qendrës Autike (602)
- Aktivitete të shërbimit të fëmijëve me autizëm
Kultura, Arti, Trashëgimi Kulturore, Sporti (602)
- Aktivitete ndërkombëtare
- Aktivitete zyrtare dhe festive
- Pjesemarrje në Festivalet e takime Kombëtare Ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe njesite e qeverisjes vendore, OJF etj.
- Porta e Poezisë Edicioni 3 (Klubi i Krijuesve)
Përkujdesi Social
- Të drejta të Barabarta për Mundësi të Barabarta. Projekt për Aftësinë e Kufizuar
- Konferencë Rajonale Autizmi
Zhvillim Ekonomik
- Konferencë Zhvillimi Rajonal i qëndrueshën, bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë
- Shërbim video, reportazhe për aktivitetet e qarkut dhe Turizmit.
- Botim “Zhvillimet Politike në Prefekturën e Elbasanit në vitet 1913-1914”
- B) Projekte që do të zhvillohen në bashkëpunim me njësitë vendore:
Transferime të brendshme (604)
- Transferime shoqata e të verbërve
- Dita e Verës (aktivitete kulturore) Bashkia Elbasan
- Kampionati Europian i Futbollit -Bashkia Elbasan
- Dasma Elbasanase
- Mbrëmje Festive Gala-Bashkia Elbasan
- Projekte për zhvillimin rajonal
II.Projektet e mësiperme do të zbatohen në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore si dhe nga vetë Këshilli i Qarkut sipas kalendarit të përcaktuar.
III.Për projektet e përbashkëta me njësitë vendore, ngarkohet Kryetari i Këshillit të Qarkut për nënshkrimin e marrësheveshjeve të bashkëpunimit.
IV.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social si dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
V.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.