VENDIM
Nr.37, datë 23.12.2024
“Për ripërsëritjen e Kontratës së qerasë nr. Repertori 177, nr. Koleksioni 90, datë 15.01.2024, Për marrjen me qera të godinës për Qendrën për “Ofrimin e shërbimit të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar (Çrregullim të spektrit të autizmit) për vitin 2025”
V E N D O S I:
1.Të miratojë ripërsëritjen e Kontratës së qerasë nr. Repertori 177, nr. Koleksioni 90, datë 15.01.2024 ”Per marrjen me qera të godinës për Qendrën për “Ofrimin e shërbimit të përkujdesit shoqëror për fëmijët me aftësi të kufizuar (Çrregullim të spektrit të autizmit) për vitin 2025, me të njëjtat kushte siç janë parashikuar ne kontratën e mësipërme, me vlerën 119 500 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind) lekë në muaj, me afat nga data 01.01.2025- 31.12.2025.
2.Ngarkohen me zbatimin e këtij vendimi, Sektori Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori Financë-Buxhetit e Shërbimeve Mbështetëse.
3.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.