VENDIM
Nr.35, datë 23.12.2024
“Për bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me bashkitë për vitin 2025”
VENDOSI:
1.Të miratojë bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me Bashkinë Elbasan, Bashkinë Cerrik, Bashkinë Gramsh, Bashkinë Prrenjas, Bashkinë Belsh dhe Bashkinë Peqin, për vitin 2024, ku Këshilli i Qarkut Elbasan të financojë si më poshtë:
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Dita e Verës 2025” 2. 000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Koncert për Festat e Fundvitit” 1.500.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Festat e Njësive Administrative” 500. 000 lekë
- Bashkëfinacim Bashkia Elbasan “Hartimi i projekteve të zbatimit për
rikonstruksionin e objekteve publike Biblioteka “Qemal Baholli”
dhe Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” 4.000.000 lekë
- Bashkëfinacim Bashkia Elbasan Arredimi Ambjental dhe Sistemet Audio të
Sallës së Koncerteve në Shkollën “Onufri” 6.000.000 lekë
- Bashkëfinacim Bashkia Elbasan “Promovimi i Ditës së Verës në Komunitetin
Shqiptar Diasporë” 1.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Cerrik “Adaptim i katit të parë të ish-ambulancës
në Qendër Rinore Cerrik” 6.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Peqin “Rikonstruksion i Sheshit tek “ish-furra e bukës”
Bashkia Peqin” 6.000.000 lekë
- Bashkëfinacim Bashkia Belsh “Rikonstruksion i Shkollës 9-vjeçare,
Fshati Kajan, NjA. Kajan, Bashkia Belsh”. 3.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Gramsh “Blerje pajisje për Qendrën Kulturore
të Fëmijëve”. 6.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Prrenjas “Sistemim dhe asfaltim i Rrugës “Lagja e Re” 5.000.000 lekë
2.Projektet e mësipërme do të zbatohen respektivisht nga Bashkia Elbasan, Bashkia Cerrik, Bashkia Gramsh, Bashkia Prrenjas, Bashkia Belsh dhe Bashkia Peqin.
3.Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Këshillit të Qarkut për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
4.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
5.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.