VENDIM
Nr. 22, datë 21.12.2023
“Për marrjen me qera të një ambienti për Qendrën per “Ofrimin e shërbimit të përkujdesit shoqëror për fëmijët me aftësi të kufizuar (Çrregullim të spektrit të autizmit)”
VENDOSI:
1.Të miratojë marrjen me qera të një ambienti për Qendrën për “Ofrimin e shërbimit të përkujdesit shoqëror per fëmijët me aftësi të kufizuar (Çrregullim të spektrit të autizmit)” ku -Sipërfaqja e objektit të jetë jo më e vogël se 400 m2 dhe sipërfaqja e oborrit jo më e vogël se 200 m2 , me vlerë maksimale deri në 120.000 lekë në muaj.
2.Të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për marrjen me qera të ambientit të mësipërm.
3.Ngarkohen me zbatimin e këtij vendimi Sektori Zhvillimit, Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social, Sektori Financë-Buxhetit dhe Shërbimeve Mbështetëse.
4.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.