VENDIM
Nr.15, datë 28.03.2024
Për një ndryshim në VKQ, Nr.20, datë 21.12.2023 “Për bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me bashkitë për vitin 2024”
VENDOSI:
1.Të miratojë ndryshimin në VKQ, Nr.20, datë 21.12.2023 “Për bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me bashkitë për vitin 2024” duke shtuar dhe bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me Bashkinë Elbasan, Bashkinë Gramsh, Bashkinë Librazhd, për vitin 2024, ku Këshilli i Qarkut Elbasan të financojë si më poshtë:
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Asfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugës “Xhamisë”, fshati Vreshtan, Njësia Administrative -Shushicë. 13,374,306,73 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Blerje makine- Bashkia Elbasan” 6.530.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Gramsh “Rikonstruksion i Qendrës Kulturore të Fëmijëve” 8.477.065 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Librazhd “Rikonstruksion i rrugës për tek kisha” 398.712 lekë
2.Projektet e mësipërme do të zbatohen respektivisht nga Bashkia Elbasan, Bashkia Gramsh, Bashkia Librazhd.
3.Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Këshillit të Qarkut për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
4.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
5.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.