VENDIM
Nr.13, datë 21.02.2025
“
“Për propozimin për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror dhe aplikimin e pensionit të posaçëm shtetëror”
Në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë” me gjithë ndryshimet neni 5 e vijues , VKM Nr.429, datë 12.09.2002 “Kushtet e perfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shoqërore”, ligji Nr.8953, datë 12.09.2002 “Për disa ndryshime në kompetencat për caktimin e pagave të punës”, neni 6/ç, me propozim të të Sektorit të Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social , Këshilli i Qarkut Elbasan në mbledhjen e datës 21.02.2025,
VENDOSI:
1.T’i propozojë Këshillit të Ministrave dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm dhe aplikimin e pensionit të posaçëm shtetasit:
-
- Ilmi Plaka
2.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social, për zbatimin e këtij vendimi.
3.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.