VENDIM Nr.1, date 12.02.2021
“PER PERDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE TE KUSHTEZUARA TE M.SH.M.S. PER STRUKTUREN E PUNONJESVE NE QENDREN E TRAJTIMIT TE FEMIJEVE AUTIK DHE AFTESINE E KUFIZUAR PER PERIUDHEN JANAR- QERSHOR TE VITIT 2021”
Vendosi:
- Te miratoje perdorimin e fondit per periudhen Janar- Qershor te vitit 2021 qe eshte akorduar per punonjesit e Sherbimit te Qendres se trajtimit te femijeve autik sipas miratimit nga Ministria e Shendetsise dhe Mbrotjes Sociale mbeshtetur në tabelen bashkangjitur.
- Ngarkohet Sektori i Kultures Perkujdesit Social, Specialiste e Sherbimeve Juridike, Specialiste e Burimeve Njerezore te hartojne kontratat per punonjesit sipas struktures se miratuar nga M.SH.M.S. ne mbeshtetje te VKM Nr.187, date 08.03.2017 “Per miratimin e struktures se pageve për nepunesit civil/nepunesit ne te gjitha institucionet pjese e fushes se veprimit te ketij vendimi”.
- Ngarkohen me zbatimin e ketij vendimi administrata e Keshillit te Qarkut Elbasan dhe Sherbimi i Qendres se trajtimit te femijeve autik.
- Ky vendim hyn ne fuqi pas miratimit ne Keshill dhe i shtrin efektet financiare nga 1 Janar 2021.